×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti nga Brukseli: Për ta përforcuar besimin tek BE-ja është me rëndësi t’i hiqen vizat Kosovës

    FrontOnline
    07 Dhjetor 2021

    Kryeministri Albin Kurti në konferencë për media nga Brukseli sëbashku me Shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borell dhe Komisioneri për Zgjerim Varhelyi ka folur për takimin e katërt të Këshillit të MSA-së dhe liberalizimin e vizave.

    Kurti tha se është shumë e rëndësishme që BE-ja t’ia liberalizojë vizat Kosovës.

    “Ne besojmë se i gjithë Ballkanin Perëndimor dhe Kosova në veçanti duhet të ecin sa më shpejt që është e mundur në rrugën drejt BE-së, BE-ja është e ardhmja jonë dhe evropa është kontinenti ynë. Ne besojmë se kushtet e BE-së duhet të jenë të drejta dhe të ndërlidhura më progresin e vërtetë dhe të na motivojnë se rruga e Kosovës drejt BE-së dhe që të jetë progres më i qëndrueshëm. Për të përforcuar besimin tek BE-ja ne besojmë që është shumë më rëndësi që të ketë liberalizim të vizave për Kosovë, tani kanë kaluar 3 vjet e katër muaj që Komisioni Evropian ka rekomanduar heqjen e vizave por qytetarët e Kosovës ende duhet të vuajnë këtë regjim vizash”, tha Kurti.

    Ai tha se Kosova e mirëpret takimin e katërt të Këshillit për MSA-në mes BE-së dhe Kosovës.

    “Republika e Kosovës mirëpret takimin e katërt të Këshillit të MSA-së mes BE-së dhe Kosovës. Ky takim është një arritje tejet e rëndësishme në zbatimin e MSA-së sidomos në kuptimin e fillimit të fazës së dytë implementimi të prioriteteve politike në agjendën evropiane të reformave. Para dy muajve kemi miratuar planin për ERA 2 me prioritetet që dalin nga MSA-ja për të cilin jemi përkushtuar që ta zbatojmë me prioritet të lartë”, u shpreh ai.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se në këto vende s’do të ketë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Berat Gjimshiti zhvilloi një tjetër paraqitje mbresëlënëse me Atalantën në UEFA Europa League  në sfidën e dytë çerekfinale ndaj Liverpoolit, aty ku...
    Lajme19 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Prishtinë të enjten dorëzoi në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesën për caktim të masës së paraburgimit ndaj Edin Nevzadit, administrator...
    Ekonomi19 Prill 2024
    Shqipëria ka njohur një rritje të fortë të importit të fruta-perimeve gjatë këtij viti. Të dhënat tregojnë, se Shqipëria bleu rreth 70...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ogranizata e Kombeve të Bashkuara kanë dënuar shkatërrimin e qëllimshëm të pajisjeve mjekësore të Gazës, shkruan BBC, përcjell klankosova.tv “Misionet e fundit...
    Lajme19 Prill 2024
    Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka thënë se stërvitjet ushtarake të Serbisë, të quajtura “Vorbulla 2024”, paraqesin shqetësim për institucionet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.