×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti në WSF: Për ne në rajon s’ka kërc*ënim më të madh se agresioni serbo-rus

    FrontOnline
    01 Tetor 2024

    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se për Ballkanin Perëndimor, e veçanërisht për Republikën e Kosovës, integrimi i plotë euroatlantik në NATO dhe Bashkimin Evropian, mbetet qëllimi përfundimtar i sigurisë.

    Këto komente, Kurti i bëri në fjalimin e tij mbi temën ndërlidhjes mes Gjeopolitikës dhe Integrimit Evropian, me vëmendje të veçantë te Ballkani Perëndimor, në kuadër të sesioneve të Forumit të Varshavës për Siguri (WSF).

    Kreu i ekzekutivit tha se sot, siguria rajonale në Evropë është siguri kolektive për Evropën sepse “ajo që ndodh në Ukrainë apo Poloni, në vendet e Partneritetit Lindor dhe në rajonin tonë të Ballkanit Perëndimor, prek jo vetëm kontinentin, por gjithë botën”.

    “Për ne në Ballkanin Perëndimor, e veçanërisht për Republikën e Kosovës, integrimi i plotë euroatlantik në NATO dhe Bashkimin Evropian, mbetet qëllimi përfundimtar i sigurisë. Kjo, krahas aftësive të mjaftueshme mbrojtëse dhe marrëveshjeve dypalëshe të sigurisë me aleatët tanë më të afërt, formon një ombrellë solide sigurie. Ashtu si Rusia, NATO dhe BE kanë një histori zgjerimi. Por ndryshe nga Rusia, zgjerimi i tyre ka ecur në një mënyrë paqësore dhe demokratike”, u shpreh Kurti.

    Ai foli për rëndësinë e zgjerimit të BE-së dhe NATO-s, integrimin e Kosovës dhe rritjen e bashkëpunimit, si kundërpërgjigje ndaj influencës ruse.

    Sipas tij, “në rajonin tonë nuk ekziston asnjë kërcënim më i madh se agresioni serb dhe rreziku që ndikimi rus të punojë së bashku me atë agresion”.

    “Fatkeqësisht, e njëjta Serbi që nën regjimin e Millosheviqit në vitet e 90-ta kreu gjenocid në Bosnjë dhe Kosovë, vazhdon të kërcënojë pa u penduar. Serbia minon paqen në Ballkanin Perëndimor duke shkelur sovranitetin dhe integritetin territorial të fqinjëve të saj, përfshirë Kosovën. Vitin e kaluar, aksionet e njëpasnjëshme agresive të Serbisë kulmuan me një sulm terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023. Militantë të armatosur të trajnuar në Serbi, me armatim prej miliona euro, hynë në vendin tonë, duke organizuar një sulm nga Manastiri Ortodoks i Banjskës. Qëllimi i tyre ishte të përsërisnin veprimet e Rusisë të vitit 2014 në Donbas”, tha kryeministri.

    Shtoi se Kosova nuk po mbron vetëm integritetin territorial, sovranitetin, kushtetutshmërinë dhe ligjin, njerëzit dhe shoqërinë, por edhe prosperitetin dhe progresin e arritur veçanërisht në tri vitet e fundit.

    “Ne duhet të mbështesim fitoren e Ukrainës, të parandalojmë përhapjen e ndikimit dashakeq të Rusisë dhe të ringjallim procesin e integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor. Kosova mirëpret presidencën e Polonisë të BE-së në janar 2025. Më 15 dhjetor 2022, Kosova zyrtarisht aplikoi për anëtarësim në BE. Ne jemi të përkushtuar ndaj procesit të reformave dhe bashkëpunimit rajonal, duke ruajtur vlerat evropiane”, përfundoi kryeministri Kurti, duke ritheksuar dhe përkushtimin e Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, ecjen tutje dhe angazhimin konstruktiv në proces. /

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme14 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se, nisur nga 1 janari i vitit të ardhshëm, Kosova, njëanshëm, do të lejojë lëvizjen e...
    Lajme14 Tetor 2024
    Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak po merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit, me ftesë të kancelarit të...
    Lajme14 Tetor 2024
    Një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit që nisi në drekë për të diskutuar çështjen e furnizimit me ushqim të ushtarëve të Forcës...
    Të tjera
    Lajme14 Tetor 2024
    Pjetër Shala, përmes mbrojtjes së tij ka apeluar vendimin e Themelores së Speciales, e cila e dënoi me 18 vjet burgim për krime...
    Sport14 Tetor 2024
    Shqipëria do të zbresë sonte përsëri në fushën e blertë për ta zhvilluar ndeshjen e xhiros së katërt të Grupit 1 në...
    Vip14 Tetor 2024
    Dënimin e Luiz Ejllit me burg e ka dëgjuar edhe Dea Mishel… edhe pse me vonesë. Ish-banorja e “Big Brother Vip Albania”...
    Lajme14 Tetor 2024
    Shefi i grupit paralamentar të AAK-së Besnik Tahiri, thotë se më 28 nëntor sheshet do të mbushen me veteranë, si shenjë protestimi...
    Lajme14 Tetor 2024
    Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka publikuar fotografinë e përbashkët pas samitit të sotëm të Procesit të Berlinit, ndërsa...
    Vip14 Tetor 2024
    Big Brother Vip Kosova edhe pak ditë është gati për edicionin e ri televiziv. Para pak minutave faqja zyrtare e BBVK, bëri...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.