[wp-story]

Lajme

Kurti në takim lamtumirës me Sardin, flasin për sfidat e koalicionit VV-LDK

Kurti në takim lamtumirës me Sardin, flasin për sfidat e koalicionit VV-LDK
15:13 | 17 Dhjetor 2019

Sot, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Italisë, Piero Cristoforo Sardi.

Siç bëhet e ditur në njoftimin për media, në këtë takim u fol për rëndësinë e avancimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve, Kosovës e Italisë, për përvojat e Italisë në forcimin e saj ligjor e demokratik dhe ndihmën e mbështetjen që mund ta japë ky vend për shtetndërtimin e Kosovës.

“Gjithashtu u diskutua edhe për situatën aktuale në Kosovë, me theks te arritjet dhe sfidat drejt koalicionit qeverisës midis LVV dhe LDK”, thuhet në njoftim.

VV në njoftim thotë se Kurti falënderoi Ambasadorin Sardi për bashkëpunimin gjatë këtyre viteve duke i dëshiruar punë të mbarë në angazhimet e tjera të tij.

“Me ambasadorin e ardhshëm, urojmë që të vazhdojë puna dhe takimet e përbashkëta me qëllim forcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore”, përfundon njoftimi.

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera