[wp-story]

Lajme

Kurti në takim lamtumirës me ambasadorin italian, flasin për bisedimet me LDK-në

Kurti në takim lamtumirës me ambasadorin italian, flasin për bisedimet me LDK-në
15:39 | 17 Dhjetor 2019

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti e ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Italisë, Piero Cristoforo Sardi.

Në këtë takim është folur për rëndësinë e avansimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve, për përvojat e Italisë në forcimin e saj ligjor dhe demokratik, si dhe ndihmën e mbështetjen që mund ta japë ky vend për shtetndërtimin e Kosovës.

Gjithashtu u diskutua edhe për situatën aktuale në Kosovë, me theks te arritjet dhe sfidat drejt koalicionit qeverisës midis Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.

Kurti e ka falënderuar ambasadorin Sardi për bashkëpunimin gjatë këtyre viteve duke i dëshiruar punë të mbarë në angazhimet e tjera të tij.

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera