×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Ne s’do duhej të lëshojmë pe, vetëm që Serbia të mos shkaktojë probleme

    FrontOnline
    04 Qershor 2023

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se nuk duhet të lejojnë nënshtrimin për faktin se Serbia s’është vend demokratik dhe dëshiron probleme me fqinjësi.

    Në këtë situatë, Kurti është shprehur se duhet rezistuar tendencës së tyre.

    ”Tash, fakti që ata [Serbia] duan të shkaktojnë probleme, nuk do të duhej që ne të lëshojmë pe, vetëm që ata të mos shkaktojnë probleme. Nëse ata duan të shkaktojnë probleme ne duhet t’i rezistojmë tendencës së tyre, mirëpo jo me kushtin e nënshtrimit tonë”.

    Tutje Kurti ka thënë se janë duke hetuar nëse grupet mercenare ruse, kishin ndikim edhe në trazirat e fundit në veri.

    ”Në këtë aspekt pa dyshim që edhe Ujqit e natës edhe Ëagnerët kanë qenë në rajonin e Ballkanit, janë në Serbi dhe ne kemi të dhëna se kanë qenë gjatë muajit dhjetor në veri të Kosovës e tash po i mbledhim edhe të dhënat për ndikimin e tyre eventual në sulmet e 26 dhe 29 majit, kundër policisë sonë, ushtarëve të NATO-s dhe gazetarëve”.

    ”Bëhet fjalë përgjithësisht për njerëz të cilët, jo vetëm se janë kriminelë të cilët kanë bërë krime, por hapur e thonë që do të bënin sërish krime”.

    Për the geopost, kryeministri Kurti, ka përmendur sërish thirrjet kërcënuese, në parullat e 26 majit nga protestat në veri, transmeton klankosova.tv.

    ”Konkretisht, një ndër parullat që brohoritej me 26 maj ishte “Vrite, vrite”. Nuk janë këto protesta paqësore, të djegësh vetura të policisë, të bërtasësh “ Vrite, vrite” me banda të orkestruara nga Beogradi që paguhen prej andej dhe prej atje i marrin edhe direktivat, këto veçse protesta paqësore nuk janë”.

    ”Prandaj, këta persona, këta ekstremistë që 5 prej tyre janë në burg, ndërkaq edhe 13 prej tyre i kemi identifikuar me siguri që janë njerëz të tillë te të cilët Kremlini sheh shansin e vet”.

    ”Meqenëse bëhet fjalë për ideologji të së djathtës ekstreme nacional- shoviniste serbomadhe e cila e adhuron edhe Millosheviqin edhe Putinin”.

    Kurti tha se ky adhurim i Millosheviqit dhe Putinit si ideologji, si figura të ideologjisë së tyre, rezulton shumë joshëse për gruet paramilitare terroriste gjenocidale sikurse puna e Wagnerit.

    Kurtishaj: Presim që Shqipëria do të jetë top destinacion turistik edhe për 2023, jo veç për patriotizëm
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Dogana e Kosovës njofton se mbledhja e të hyrave ka tejkaluar 500 milionë euro. Sipas Doganës kjo arritje paraqet një rritje të...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i PDK-së Ardian Kastrati ka reaguar pasi Marrëveshja e Ohrit është bërë zyrtarisht pjesë e negociatave BE-Serbi, shkruan Periskopi. Katrati përmes...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka renditur disa nga skandalet e qeverisë Kurti. Ajo është shprehur kureshtare se...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    13 marrëveshje ndërkombëtare kanë dështuar sërish të votohen në Kuvendin e Kosovës, në seancën e sotme plenare. Të njëjtat nuk u hodhën...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje për zgjerimin e sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë për shkak të pushtimit të paprovokuar që Moska nisi...
    Lajme25 Prill 2024
    Jeton Zulfaj, këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, tha se kërkesat transakcionale ndaj Kosovës që nuk kanë të bëjnë me demokracinë, të...
    Lajme25 Prill 2024
    Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Distria Krasniqi e...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. Në një postim në “X” Tuppurainen ka shkruar se Evropa do të humbiste...
    Lajme25 Prill 2024
    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F. D, nën dyshimin për vrasje...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.