×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti në Forumin Ekonomik Kosovë – Kroaci: Dyert tona janë të hapura për investime të reja

    FrontOnline
    13 Dhjetor 2024

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë vizitës zyrtare në Kroaci, ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik Kosovë – Kroaci.

    Kurti tha se kjo ngjarje simbolizon përkushtimin intensiv për forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe bashkëpunimit mes të dyja vendeve.

    “Kosova është një treg i rëndësishëm që po zhvillohet vazhdimisht dhe ne besojmë se së bashku me Kroacinë do të kontribuojmë në krijimin e vlerave dhe mundësive të reja për ekonominë tonë rajonale dhe globale. Si Qeveri, ne jemi të përkushtuar për të krijuar një mjedis biznesi që është i sigurt, i qëndrueshëm dhe jashtëzakonisht konkurrues”.

    “Dyert tona janë gjithmonë të hapura për investime të reja ndërkaq qëllimi ynë është i qartë – ta bëjmë Kosovën një nga tregjet më tërheqëse në Evropën Juglindore. Kosova është treg për kompanitë, por në të njëjtën kohë qeveria jonë do të jetë partneri juaj”, tha Kurti, transmeton Klankosova.tv.

    Kurti më tej përmendi edhe miratimin e Ligjit të ri për Investimet e Huaja, procesin e krijimit të Agjencisë për Investime dhe Eksporte e veprime të tjera.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Dhjetor 2024
    Autoblinda e Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës ka rënë nga ura, në vetaksidentin që ndodhi sonte rreth orës 20:00, në...
    Lajme13 Dhjetor 2024
    Një autoblindë e Policisë së Kosovës është vetaksidentuar sonte rreth orës 20:00 në fshatin Grabovc të Zveçanit. Rastin në fjalë për Front...
    Lajme13 Dhjetor 2024
    Ndjekja penale për sulmin terrorist në Banjskë mbetet një ndër testet kyçe për Serbinë në rrugën e saj drejt integrimit evropian. Ky...
    Të tjera
    Lajme13 Dhjetor 2024
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, po qëndron për një vizitë në Zvicër në...
    Lajme13 Dhjetor 2024
    Tetë zyrtarë policorë janë pranuar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës pas vetaksidentit që pësuan sot. Për Klankosova.tv Nita Mustafa-Hakaj, zëdhënëse për media...
    Vip13 Dhjetor 2024
    Gjashtë banorët e nominuar mbrëmë e kanë pasur darkën e të nominuarve. Darka u karakterizua me akuza e kundër-akuza, por nuk munguan...
    Vip13 Dhjetor 2024
    Ka filluar LIVE spektakli “Prime” i Big Brother VIP Kosova 3, i 17-ti me radhë. Sonte do të diskutohet futja e përbashkët...
    Lajme13 Dhjetor 2024
    Hetimet për eksplozivin në kanalin ujor Ibër-Lepenc janë duke vazhduar dhe akuzat e ndërsjella konsiderohen të panevojshme. Ftojmë të gjithë që ta...
    Lajme13 Dhjetor 2024
    Doarsa Kica-Xhelili, deputete nga Lidhja Demokratike të Kosovës, ka bërë një reagim rreth postimit të Lëvizjes Vetëvendosje që kjo e fundit e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.