×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti në Ditën e Evropës: Kosova meriton të jetë pjesë e BE-së, s’duhet të mbahet më nën masa ndëshkuese

    FrontOnline
    09 Maj 2025

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një postim me rastin e shënimit të Ditës së Evropës dhe 80-vjetorit të fitores ndaj nazizmit dhe fashizmit, duke theksuar rëndësinë e këtyre dy datave për historinë e kontinentit evropian, shkruan Gazeta Sinjali.

    Ai tha se këto ditë “festohen e shënohen në perëndim, e jo në lindje” dhe se Kosova mishëron vlerat e demokracisë, lirisë dhe paqes.

    “Për ne Bashkimi Evropian nuk është zgjidhje, por zgjedhje”, shkroi Kurti.

    Ai shtoi se vendi ka bërë hapa të mëdhenj në integrimin evropian gjatë katër viteve të fundit, por se “meriton më shumë” dhe kërkoi që Kosova të mos mbahet më “nën masa ndëshkuese të cilat ishin të padrejta që nga fillimi”.

    Postimi i plotë:

    Pas shënimit të 80-vjetorit të Ditës së Fitores ndaj nazizmit e fashizmit dhe mbarimit të Luftës së Dytë Botërore bashkë me miqtë e partnerët tanë ndërkombëtarë të botës demokratike perëndimore, sot e shënojmë Ditën e Evropës, në 75-vjetorin e Deklaratës së ministrit të Jashtëm francez Robert Schuman, që hodhi bazat e themelimit të Bashkimit Evropian.

    Këto dy ditë të rëndësishme për historinë e Evropës festohen e shënohen në perëndim, e jo në lindje. Kosova frymëzohet dhe mishëron vlerat më të larta të demokracisë, lirisë e paqes, të cilat duam dhe aspirojmë t’i shprehim si shtet kontribues i sigurisë dhe stabilitetit në Evropë edhe brenda familjes evropiane.

    Në katër vitet e fundit kemi bërë hapa të mëdhenj në procesin e integrimit evropian, por vendi ynë meriton më shumë. Meriton të jetë pjesë e një procesi të bazuar në meritokraci, meriton të vlerësohet në baza të tilla edhe aplikimi ynë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, e meriton që mos të mbahet më nën masa ndëshkuese të cilat ishin të padrejta që nga fillimi.

    Situata gjeopolitike në Evropë dhe botë që nga agresioni i pajustifikuar rus ndaj Ukrainës dhe krimet e saj të luftës atje, rrisin nevojën e padiskutueshme për më shumë unitet, bashkëpunim, solidaritet dhe vlera demokratike, gjersa Rusia kërcënon paqen dhe sigurinë e Evropës dhe ka synim destabilizimin e saj.

    Kosova e ka orientim të natyrshëm Bashkimin Evropian. Për ne Bashkimi Evropian nuk është zgjidhje, por zgjedhje. Robert Schuman teksa iu referonte ngjarjeve të Luftës së Dytë Botërore, thoshte në deklaratën e tij se: “Një Evropë e bashkuar nuk u arrit dhe ne patëm luftë.”

    Le të mësojmë nga historia, le të mësojmë nga e kaluara, le të jetë Evropa më e bashkuar se kurrë më parë, me shtete demokratike në mesin e saj që kontribuojnë për paqe, liri, siguri, progres e prosperitet.

    U prezantua “Master plani për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes”
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2025
    Kjo javë në Kosovë do të karakterizohet me një ngritje të ndjeshme të temperaturave, si dhe me depërtimin e koncentrimeve të pluhurit...
    Lajme19 Maj 2025
    Eugen Cakolli, menaxher i programit në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), ka deklaruar se ndërhyrja e cilitdo aktor për të zbutur tensionet...
    Lajme19 Maj 2025
    Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë një postim prekës me rastin e vdekjes së babait të tij. Ai ka...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2025
    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka dhënë detaje lidhur me aksionin e zhvilluar sot nga Policia në Njësinë e Patentë-Shoferëve në Prishtinë, ku...
    Vip19 Maj 2025
    Gjesti gjatë një koncerti të fundit është përballur me një situatë të pazakontë që mori vëmendje të madhe. Teksa po performonte live...
    Bota/Rajoni19 Maj 2025
    Putin thotë se telefonata me Trump ishte informuese dhe e sinqertë, raportojnë mediat shtetërore ruse. Sipas mediave shtetërore ruse, Vladimir Putin ka...
    Bota/Rajoni19 Maj 2025
    Presidenti Donald Trump ka thënë se telefonata e tij me Vladimir Putinin “shkoi shumë mirë” dhe Rusia e Ukraina “do të fillojnë...
    Lajme19 Maj 2025
    Krahas angazhimeve të shumta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe përkushtimit të vazhdueshëm për parandalimin e incidenteve dhe aksidenteve...
    Lajme19 Maj 2025
    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj është takuar me zëvendëskryeministrin e Kurdistanit në Irak, Qubad Talabanin. Përmes një postimi në Facebook,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.