×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti në Boston, vendos lule te varret e Fan Nolit dhe Faik Konicës

    FrontOnline
    21 Maj 2022

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qëndruar në Boston të SHBA-së, ku ka vendosur lule të freskëta dhe ka bërë homazhe te varret e dy atdhetarëve, politikanëve e shkrimtarëve shqiptarë, Fan Noli dhe Faik Konica.

    Siç njofton Kryeministria, më pas Kurti ka vizituar Katedralen Shën Gjergji, në të cilën ka shërbyer Fan Noli si kryepeshkop dhe bibliotekën ku ruhen librat, dorëshkrimet dhe gjësendet e tjera të tij.

    “Në katedrale, kryeministri Kurti është takuar me komunitetin shqiptaro-amerikan dhe përfaqësues të shoqatës shqiptare “Vatra”, një ndër themeluesit e së cilës ishte Fan Noli, në nderim të figurës së të cilit ai ka mbajtur një fjalë rasti. Kryeministri ka thënë se në Katedralen e Shën Gjergjit, Fan Noli mbajti për herë të parë një meshë në gjuhën shqipe në Boston, mbasi ishte dorëzuar prift në mars të vitit 1908, katër vjet para shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, më 1912”, thuhet në komunikatë.

    “Ky fakt na i thotë të gjitha. Ende pa e pasur shtetin, shqiptarët ju patën juve, këtu”, citohet të ketë thënë kryeministri Kurti.

    Po ashtu, bëhet e ditur se Kurti e e çmoi kontributin e kishës së Shën Gjergjit edhe në krijimin e shtetit të Kosovës.

    “Janë pa fund aktivitetet e nisura prej këtej dhe janë mijëra raste të mikpritjes tuaj për shumë nevoja që u paraqitën në dekada, ka thënë kryeministri Kurti. Sipas tij, organizimi për futjen e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, ku Fan Noli ishte delegat, nuk ka qenë më i lehtë se çfarë është sot vështirësia për ta anëtarësuar Kosovën në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Andaj, nuk është e papritur që sot pothuajse secili e secila e ka në mendje se si ia dolën ata para nesh në mënyrë që të organizohemi sërish edhe ne, ka theksuar ai, teksa ka folur për të arriturat në një vit qeverisje”, thuhet në fund.

    Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se investimet në QKUK po bëhen për shkaqe elektorale. Ai vlerëson se...
    Lajme24 Prill 2024
    Organizata prestigjioze “Freedom House” ka publikuar raportin për Kosovën sa i përket vitit 2023, duke e konsideruar Kosovën si vend pjesërisht të...
    Lajme24 Prill 2024
    Fondi Rajonal i Sfidave (RCF) ka organizuar të mërkurën ceremoninë e shpërndarjes së granteve në kuadër të projekteve për arsim dhe aftësim...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2024
    Në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë publikuar shpenzimet tremujore të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend. Prej partive kryesore në...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar pamje nga projekti për ndërtimin e tunelit “Agim Ramadani”, për të cilin ka...
    Lajme24 Prill 2024
    Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtinës”, dje ka zhvilluar procesin e zgjedhjes së dekanëve të rinj në katërmbëdhjetë fakultete të ndryshme. Krahas dekanëve,...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, të mërkurën ka mbajtur dëgjim publik lidhur me Projektligjin pёr Sport, ku...
    Lajme24 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Sherif Hotin i cili akuzohej për korrupsion. Hoti ngarkohej se në cilësi të...
    Sport24 Prill 2024
    Nga data 25 deri më 27 prill 2024, do të mbahet Kampionati Evropian i Xhudos për Senior në Zagreb të Kroacisë. Kosova...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.