Front TV

Kurti: Mora vesh se transkripti i mbledhjes së Këshillit të Sigurisë tash nuk ekziston, kapja e shtetit po vazhdon (Video)

Kurti: Mora vesh se transkripti i mbledhjes së Këshillit të Sigurisë tash nuk ekziston, kapja e shtetit po vazhdon (Video)
15:53 | 25 Mars 2020

Kryeministri Albin Kurti, ka treguar se gjatë mbledhjes së seancës për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së tij, i ka ardhur njoftimi se transkripti i mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, i mbajtur më 17 mars, nuk ekziston më.

Ai këtë e ka quajtur vazhdimësi të kapjes së shtetit.

“Më 17 mars u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë, tash po më njoftojnë se hard-disku nuk e paska regjistruar fare transkriptin. Pse po ndodh kjo? Kjo po ndodh se Kosova vazhdon të jetë shtet i kapur, ka ndryshuar Qeveria, por jo Prokuroria, Gjyqësori etj”, tha ai.

Më herët gjatë seancës, Kurti tha se më 17 mars pati tentim-puç, duke iu referuar iniciativës së presidentit Hashim Thaçi për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të përhapjes së koronavirusit.

“Sot jam i lumtur që nuk është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, para një jave ka pasur tentim-puç në Kosovë. Do të dalin të gjitha transkriptet për këtë nga Këshilli i Sigurisë”, tha Kurti më herët.

 

LIVE: Seanca për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti

LIVE: Seanca për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti

Δημοσιεύτηκε από Front Online στις Τετάρτη, 25 Μαρτίου 2020

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera