×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Ministri i Mbrojtjes më 13 Qershor nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtje me SHBA’të

    FrontOnline
    10 Maj 2025

    Albin Kurti, në fjalimin e mbajtur në mbledhjen e këshillit të përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar se Kosova do të jetë vend nikoqir i ‘‘Defender Europe 25’’, i cili është ushtrimi më i madh ushtarak amerikan në Evropë që planifikohet dhe organizohet nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara për Evropë dhe Afrikë

    Kurti, gjatë fjalimit të tij, të cilin e ka ndarë edhe në profilin e tij në Facebook, ka thënë se,  më 13 qershor do të nënshkruhet marrëveshja kornizë për bashkëpunim në mbrojtje mes Kosovës e SHBA-së.

    “Republika e Kosovës edhe këtë vit, nga data 26 maj deri më 7 qershor do të jetë vend nikoqir i ushtrimit më të madh ushtarak amerikan në Evropë që planifikohet dhe organizohet nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara për Evropë dhe Afrikë i quajtur Defender Europe 25. Më 13 qershor në Washington DC, në Departamentin e Mbrojtjes, nga Ministri ynë i Mbrojtjes dhe përfaqësuesit e Departamentit të Mbrojtjes së ShBA-ve do të nënshkruhet marrëveshja kornizë për bashkëpunim në mbrojtje që përfshin periudhën 2025-2030. Kjo është marrëveshja e dytë e këtij lloji që nënshkruhet me ndonjë vend partner e aleat, pas asaj të nënshkruar me Republikën e Turqisë më 29 janar 2024. Kjo marrëveshje ndër-qeveritare e fushës së mbrojtjes përfshin shumë aspekte të bashkëpunimit, nga ushtrimet dhe trajnimet te bashkë-zbarkimet ndërkombëtare dhe nga ndërtimi i kapaciteteve ushtarake deri te bashkë-investimet në industrinë e mbrojtjes. Përmbajtja e kësaj kornize të bashkëpunimit të mbrojtjes dhe marrëveshja si dokument u miratuan në Qeverinë e Republikës së Kosovës me datë 12 mars 2025″, tha Kurti sot.

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme11 Maj 2025
    Sot rreth orës 21:00 në rrugën ‘C’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një këmbësori....
    Lajme11 Maj 2025
    Dy persona kanë raportuar në polici, se derisa janë takuar me 24-vjeçarin A.T., të cilit ia kanë dhënë një pistoletë për t’ia...
    Lajme11 Maj 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka nisur fushatën e zgjedhjeve lokale nga Prizreni. Në një postim të bërë nga partia e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Sali Berisha e ka quajtur Baton Haxhiun, ‘gënjeshtar të gatshëm’ të Edi Ramës, shkaku i exit pollit të publikuar nga Albanian Post,...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Një nuse e veshur me fustan të bardhë ka vendosur të votojë në ditën e saj të dasmës në një qendër votimi...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Sali Berisha nga Partia Demokratike u shpreh i ashpër me gazetarin Baton Haxhiu, pasi exit polli i tij nxori PD-në në vendin...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Analisti Baton Haxhiu shprehet me bindje në “Opinion” se fitues në këto zgjedhje është Edi Rama, si udhëheqës i Partisë Socialiste e...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se është i gatshëm të takojë presidentin rus Vladimir Putin “personalisht” në Stamboll të enjten për bisedime...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Ka përfunduar edhe zyrtarisht votimi në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, me Exit Pollet që e tregojnë Partinë Socialiste fituese. Komisioneri Shtetëror i...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.