×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti merr pjesë në përurimin e rrugës Kërstec- Pakishtë- Zapod: Ka kushtuar 2,6 milionë euro

    FrontOnline
    30 Tetor 2024

    Sot është përuruar ndërtimi i rrugës Kërstec- Pakishtë- Zapod, me gjatësi prej 6.3 kilometra dhe investim 2.6 milionë euro, rrugë e cila lidh këto fshatra me Prizrenin dhe Dragashin.

    Në përurim mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, ministri Liburn Aliu e zv/ministri Durmishi.

    “Me rastin e përurimit mori pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministri, Hysen Durmishi, së bashku me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Petrit Malaj, Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Skender Durmishi, Kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Albert Bislim Halilaj, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Pandeli Majko, njëherësh ish-kryeministër i Shqipërisë dhe ish-ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.”

    Kryeministri Kurti tha se ndërtimi i kësaj rruge është përfitim i jashtëzakonshëm për lëvizjen e lirë, zhvillimin ekonomik e kulturor të këtyre zonave.

    “Jemi shumë të gëzuar e të lumtur që e përuruam këtë rrugë e cila i lidh fshatrat Pakishtë dhe Zapod, me Prizrenin e me Dragashin. Është përfitim i jashtëzakonshëm për lëvizjen e lirë, për zhvillimin ekonomik e kulturor të këtyre zonave që i kanë dhënë shumë edhe Kosovës, edhe Shqipërisë, kombit shqiptar në të gjitha epokat e përparimit tonë. Andaj, me këtë rast ne po ja kthejmë një pjesë të vogël të borxhit të madh që kemi ndaj banorëve të kësaj zone.”

    Ai ka thënë se rruga është 6 kilometra e 340 metra e që ka kushtuar 2 milionë e 600 mijë euro.

    “Rruga gjithsej është 6 kilometra e 340 metra, ka kushtuar diç më pak se 2 milionë e 600 mijë euro dhe është pjesë e protokollit edhe me dy projekte të tjera, edhe me atë Blinisht – Dobrunë që poashtu ka përfunduar si dhe me segmentin tjetër Gorozhup – Pogaj që është në ndërtim e sipër.”

    “E falënderoj shumë ministrin, edhe zëvendësministrin, Liburn Aliun dhe Hysen Durmishin, por edhe dy ambasadorët e Republikës së Shqipërisë njëri pas tjetrit, që janë angazhuar e kanë punuar për këtë ditë të lume. Është Petrit Malaj, ambasadori aktual, dhe Qemal Minxhozi, pararendësi i tij, që na janë bashkuar sot në këtë kremte, dhe këtu është edhe Pandeli Majko e Namik Dokle.”

    Kurti shtoi se kanë shtruar një rrugë që është edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, që të lëvizet sa më lirshëm dhe t’i ndihmojnë banorëve të këtyre zonave.

    “Kemi shtruar një rrugë e cila është edhe në Kosovë edhe në Shqipëri, në mënyrë që të lëvizim sa më lirshëm dhe t’i ndihmojmë në veçanti banorët e këtyre zonave të thella, të cilët edhe mungesa e infrastrukturës në të kaluarën i ka detyruar në migrim. Shpresojmë që me këso projekte infrastrukturore gjithnjë e më shumë do të mund të kthehen në vendlindjen e tyre më shpesh, e pse jo edhe përgjithmonë.”

    “Protokolli është bërë në shtator të vitit të kaluar, kontrata në mes të dhjetorit të vitit të kaluar, por për shkak të motit të vështirë punimet nuk kanë mundur të fillojnë deri në mars dhe ja ku jemi sot pas 7 muajve e gjysmë duke e përuruar këtë rrugë, këtë të arritur të përbashkët për të mirën e dyja shteteve tona e të banorëve të këtyre zonave të cilët edhe i përgëzoj edhe i falënderoj.”

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Janë bërë 4 vite prej se Kosova ka siguruar njohjen e fundit ndërkombëtare, e cila ka ardhur nga shteti i Izraelit. Kjo...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Në Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë dy seanca, njëra do të jetë vazhdim i seancave me pika të tjera, ndërsa tjetra...
    Të tjera
    Vip04 Dhjetor 2024
    Gjesti është përballur me një situatë të sikletshme, në një moment kur i janë shqyer xhinset. Megjithatë këtë moment ai e ktheu...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Jo rrallëherë shkollat fillore e të mesme në vendin tonë, janë cak i hajnave dhe kryesisht ka pasur raste të vjedhjeve të...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nesër do të shkoj për vizitë në Sarajevë por ende nuk dihet se me cilët zyrtarë shtetëror...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Sindikata e Arsimit ka protestuar duke kërkuar nga Ministria e Arsimit nënshkrim të kontratës kolektive, rritje të pagave të mësimdhënësve, e nisje...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar sulmin që kryeshefi ekzekutiv i “Ibër Lepencit”, Faruk Mujka ka bërë kundër gazetares, Mimoza...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës nuk përjashton mundësinë që vendi të jetë sërish cak i ndonjë sulmi të ri. Ajo konfirmoi se me me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.