Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti me ministra sot shkon në Gllogjan për homazhe dhe vizitë te familja Haradinaj

    FrontOnline
    24 Mars 2023

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kabinetin qeveritar sot do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.

    Homazhet do të nisin nga ora 11:30.

    Ndërkaq, më pas, Kurti shkon në vizitë te familja Haradinaj në Gllogjan.

    Po ashtu, nga ora 12:00, Kurti merr pjesë në akademinë përkujtimore te oborri i Kullës Haradinaj në Gllogjan.

    Sot bëhen 25 vjet nga zhvillimi i betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan, që ndryshe njihet Epopeja e Dukagjinit.

    Gjatë ditës së sotme do të ketë disa aktivitete, e cila njihet edhe si Dita e Dëshmorëve të Dukagjinit.

    Më 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga forcat e UÇK-së dhe forcave të armikut, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin. Synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme. Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.

    Stresi thotë se Vivien s’ka fuqi pa Getinjon, pajtohet Lugati
    Nga Rubrika
    Lajme02 Qershor 2023
    Lista Serbe doli në konferencë për media pasi Albin Kurti publikoi listën e serbëve të cilët i cilësoi si kriminelë dhe organizatorë...
    Lajme02 Qershor 2023
    Me pjesëmarrjen e më se 30 studentëve dhe gazetarëve të rinj, gjatë tri ditëve në Prishtinë është mbajtur moduli i parë i...
    Lajme02 Qershor 2023
    Instituti GAP ka publikuar statistikat të cilat thonë se numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme në nivel vendi ka...
    Të tjera
    Lajme02 Qershor 2023
    Si shkak i situatës së tensionuar në veri të vendit, Bashkimi Evropian ka dal me disa kërkesa ndaj Kosovës në mënyre që...
    Vip02 Qershor 2023
    Vivien dhe Getinjo, kishin krijuar lidhjen e tyre brenda shtëpisë së “BBVA”. Lidhje kjo e cila nuk zgjati edhe shumë jashtë shtëpisë...
    Lajme02 Qershor 2023
    Kryetari i komisionit qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka bërë të ditur se Kosova ka filluar me kërkesat e saj...
    Lajme02 Qershor 2023
    Organizata Vullnetare Zjarrfikësit dhe Shpëtimit kanë arritur ta nxjerrin të gjallë një person që kishte rënë në bunar. Ngjarja ka ndodhur në...
    Bota/Rajoni02 Qershor 2023
    Sipas një deklaratë të Kombeve të Bashkuara, çmimet e ushqimeve në muajin maj shënuan nivelin më të ulët në dy vjet. Indeksi...
    Lajme02 Qershor 2023
    Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj ka thënë se deputetët e VV-së me sa duket kanë parë shumë filma aksion ditëve të fundit,...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.