[wp-story]

Lajme

Kurti: Mala e Berisha ranë si heronj antikë

Kurti: Mala e Berisha ranë si heronj antikë
13:25 | 11 Janar 2020

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kujtuar Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën, në 36 vjetorin e rënies së tyre.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, tha se Mala dhe Berisha, luftuan nën shtetrrethim të hekurt me guxim të pashembullt derisa ranë porsi heronj antikë.

Postimi i plotë i Kurtit:

“36 vjet më parë, Rexhep Malaj 33 vjeç, pa u bërë tetë muaj që u lirua nga burgu i rëndë nëntë vjeçar, bashkë me shokun e tij Nuhi Berisha i cili atëbotë ishte student 23 vjeç dhe pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1981, luftuan nën shtetrrethim të hekurt me guxim të pashembullt derisa ranë porsi heronj antikë.

Pushtuesi serb i vrau në lagjen e Prishtinës që për shkak të qëndresës së Rexhep Malës e Nuhi Berishës tash mban emrin “Kodra e Trimave”. Tërë natën ndërmjet 11 dhe 12 janarit 1984 kishte shkëmbim zjarri. Dëgjoheshin vazhdimisht vërshëllimat e plumbave e njësoj pandërprerë edhe kënga patriotike.

Që prej atëherë vitet e shqiptarëve në Kosovë fillojnë me Flakën e Janarit, që ndriçon rrugën tonë të lirisë dhe ardhmërisë teksa na përkujton sakrificën e dëshmorëve të secilit brez e të të gjitha kryengritjeve tona”, ka shkruar Kurti.

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera