[wp-story]

Lajme

Kurti: Kur të ndërrohet Qeveria, presidenti Thaçi do të bie

Kurti: Kur të ndërrohet Qeveria, presidenti Thaçi do të bie
20:56 | 04 Shtator 2019

Kandidati për kryeministër, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur edhe për reformat në sistemin e drejtësisë.

Agron Bajrami, e ka pyetur edhe për atë se si do të ishin marrëdhëniet e një kryeministri të ardhshëm me presidentin në këtë rast, nëse do të bëhej Kurti.

“Presidenti do të bashkëpunojë me ne, ai duhet. Ai do ta kuptojë që duhet ta lëshojë atë vend. Kur të ndërrojë qeveria duhet të ndërrojë edhe presidenti. Thaçi është pjesa më e lehtë e punës, do të shkarkohet kollaj”, tha Kurti në Rubikon.

“Çka ka bërë ai dy vitet e fundit dihet se shpejt shkarkohet”, tha Kurti, duke shtuar se pasuria e paligjshme që i ka bërë politikanët njerëzit më të pasur, do të marrë fund.

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera