×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti kundër prekjes së Trustit, kritikon ashpër Kamishin

    FrontOnline
    23 Qershor 2022

    Sot në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca ku në rend dite është edhe tërheqja e 30 % të Trustit.

    Partitë opozitare kërkuan që projektligji që mundëson këtë të votohet, pos nga ta, edhe nga deputetët e VV-së – partisë në pushtet. Shefja e këtyre të fundit doli kundër.

    E ngjashëm edhe kryeministri Albin Kurti.

    Ky tha se kanë ndihmuar qytetarët përmes formave tjera dhe se nuk ka nevojë që të tërhiqen 30 % nga Trusti, meqë kështu rrënohet fondi për kursime.

    “Afër gjysma e kontributdhënësve nuk do t`i tërheqin as 100 euro. Ne ua kemi dhënë 100 euro tashmë. Unë kam qenë edhe si opozitar si kritik ndaj Trustit, por s`do të thotë se ata e kanë gjithmonë keq. Mirëpo kur edhe FMN-ja po thotë është keq me leju tërheqje, dijeni që është shumë keq. Nismëtarët e kësaj nisme po manipulojnë me varfërinë, ku nuk bëjnë pjesë vetë dhe me qytetarët për të arritur qëllimet e tyre personale. Pensionet nuk janë për tash, por për kohën kur të plakemi. Nuk mund të lejojmë ta humbin të ardhmen, por mos ta fitojmë as të tashmën. Ne mbasemi jemi brezi parë që mund të ketë pleqëri të dinjitetshme”.

    Ai pati kritika të ashpra për Bekim Haxhiun, ani pse asnjëherë nuk ia përmendi emrin gjatë fjalimit të tij.

    “Të nderuar qytetarë nisma për 30 % nuk është e rastesishme. Ja kush po merret me financa tek ne. Pasojat nuk kemi pse me i bartë ne, por ai deputet. Deputeti, nuk e kam ditë më herët, është doktor shkence në fizoterapi dhe del me një propozim kaq të madh ekonomik. Qeveria nuk e mbështet këtë projektligj”.

    Çështja e shumëpërfolur e tërheqjes së 30 për qind nga Trusti ishte në shqyrtim një ditë më parë, por kryeparlamentari Glauk Konjufca mbylli punimet me arsyetimin se ka mungesë kuorumi.

    Për Stresin, Xhuli është spiune (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Opinionisti Ilir Deda, ka thënë se në 30 vitet e fundit, ndërhyrje në zgjedhje kishte në Shqipëri, gjatë kohës së shembjes së...
    Lajme18 Prill 2024
    Njohësja e zhvillimeve politike, Magbule Shkodra ka komentuar  veprimet e ditëve të fundit të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Ajo ka thënë...
    Lajme18 Prill 2024
    Policia serbe ka arrestuar një mërgimtar që jeton në Angli me pretendimet se i njëjti ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe....
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.