×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Krimet e luf’tës nuk mund të mbeten në heshtje

    FrontOnline
    17 Shkurt 2025

    Është mbajtur konferenca e parë shkencore nga Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se shteti i Kosovës mbetet i palëkundur për të zbardhur të vërtetën, për të ruajtur kujtesën kolektive, dhe për të garantuar që drejtësia do të vjen në vend.

    “Krimet nuk mund të mbeten në heshtje, e as të mbulohen me harresë. Andaj po vazhdojmë të flasim, të shkruajmë dhe të dëshmojmë derisa çdo krim të dokumentohet e ndëshkohet, derisa çdo viktimë të ketë drejtësi”, ka thënë ai.

    Kryesuesi i këtij Instituti, Atdhe Hetemi ka theksuar se kjo konferencë dëshmon rëndësinë e arkivit vendor, si referencë të studiuesve vendor dhe ndërkombëtarë. Hetemi më tutje ka thënë se kjo konferencë nuk është e rëndësishme vetëm për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e vendit.

    “Ky proces garanton cilësinë dhe objektivitetin shkencor të artikujve që do të jenë pjesë e vëllimit të redaktuar, i cili synon të publikohet në njërën nga shtëpitë botuese më prestigjioze në botë si ‘Cambridge University Press’, ‘Routledge’, ‘Palgrave”, ka thënë Hetemi.

    Rektori i UP-së, Arben Hajrullahu ka thënë se nëpërmjet bashkëpunimit ndërinstitucional me Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, përveç hapjes së një horizonti të ri për hulumtim e dokumentim, edhe do të kontribuojnë në ndërgjegjësimin e brezave të ri për të vërtetën historike./rtk

    Nga Rubrika
    Lajme22 Mars 2025
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se cilat rrugë do të mbesin pa ujë. Përmes një postimi në faqen zyrtare në...
    Lajme22 Mars 2025
    Ish-presidenti Hashim Thaçi është larguar nga EULEX në Fushë Kosovë ku e ka kaluar natën dhe ku sot ka takuar vëllezërit dhe...
    Lajme22 Mars 2025
    KFOR ka publikuar disa fotografi, ku shihen ushtarët italianë duke patrulluar në Bjeshkët e Istogut, pranë kufirit me Serbinë. Në një shkrim...
    Të tjera
    Lajme22 Mars 2025
    Bashkëshortja e Hashim Thaçit, Lumnije Thaçi, ka përfunduar vizitën te ai në hapësirat e EULEX-it ku ish-presidenti kaloi natën. Para zyrave të...
    Lajme22 Mars 2025
    Vizita e ish-presidentit Hashim Thaçi në Kosovë pas vdekjes së babait të tij Haxhi Thaçi, ka marrë vëmendjen edhe të mediave të...
    Sport22 Mars 2025
    Tifozëve të Anglisë në rrjetet sociale tashmë kanë parë mjaftë nga një lojtar që startoi gjatë fitores 2-0 të Tre Luanëve ndaj...
    Vip22 Mars 2025
    Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Sara Gjordeni, ka befasuar ndjekësit e saj me një ndryshim drastik që ka bërë së fundmi...
    Vip22 Mars 2025
    Mesa duket nuk ka qenë një natë e rehatshme për banoret e ‘Big Brother VIP Albania’. Në orët e para të mëngjesit...
    Bota/Rajoni22 Mars 2025
    Presidenti i SHBA-së Donald Trump ia ka hequr lejet e sigurisë – një proces që i jep një individi lejen për të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.