Front TV

Kurti: Kjo mundësi historike që na është dhënë, do të jetë edhe gjykim i historisë për ne

Kurti: Kjo mundësi historike që na është dhënë, do të jetë edhe gjykim i historisë për ne
11:42 | 20 Qershor 2022

Në mbledhjen e tetë të përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, e cila po mbahet në Prishtinë, kryeministri kosovar, Albin Kurti, u shpreh se me marrëveshjet e arritura mes të dyja shteteve është lehtësuar jeta e qytetarëve.

“Edhe të gjitha marrëveshjet që do të miratohen sot, kanë për synim lehtësimin e qytetareve. Është veti e këtyre mbledhjeve që të flasim në gjuhën e rezultateve”.

Kurti po ashtu u shpreh se na duhet harmonizim e bashkërendim i politikave mes dy vendeve tona si ne çështjet rajonale ashtu edhe në ato të politikave të jashtme, dhe se progresin tonë duhet ta masim me atë të vendeve të zhvilluara, mes asaj se çka po bëjmë e çka mund të bëjmë, dhe për këtë, sipas tij, kemi një oqean të tërë të mundësive të pashfrytëzuara.

Kjo mundësi historike që na është dhënë, do të jetë edhe gjykim i historisë për ne.

Një delegacion i Prince Coffee viziton plantacionet e kafesë në Indi

Të tjera