×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Jemi mirënjohës ndaj Gjermanisë

    FrontOnline
    29 Shtator 2022

    Kryeministri Albin Kurti e ka konsideruar të veçantë miqësinë mes Kosovës dhe Gjermanisë, që sipas tij, është kultivuar nga mërgimtarët që jetojnë atje. Në Ditën e Bashkimit të Gjermanisë, në pritjen e organizuar nga ambasadori gjerman Jorn Rohde, Kurti tha se me Gjermaninë Kosova ndan konceptin e njëjtë për të drejtat themelore të njeriut dhe të vlerat liberale dhe sociale.

    Shefi i ekzekutivit tha se 29 shtatori duhet të kujtohet dhe festohet me gëzim pasi Gjermania kaloi një kryengritje paqësore dhe se qytetarët e Republikës Demokratike Gjermane nuk do t’u frikësoheshin më të shtënave vdekjeprurëse te kufiri apo që po spiunoheshin nga shteti i vet.

    “Kjo kryengritje paqësore ka ardhur jo vetëm se ishte vullnet i popullit, por edhe se NATO dhe komuniteti evropian qëndronin të vendosur, se udhëheqës të mençur dhe largpamës, nga Gorbachev te Reagan, nga Miterrand te Kohl, mundën të lexonin shenjat e kohës së vet. Nga këto përvoja, mësojmë dhe zhvillohemi”, tha Kurti.

    Ai u shpreh se kosovarët janë të gëzuar që e njohin një Gjermani të bashkuar demokratike, me popullin e mirë dhe qeverinë e besuar në krah të vet.

    Kurti ka thënë se Gjermania i ka borxh të madh Kosovës, për faktin se në shteti gjerman është bërë vendbanim i mijëra shqiptarëve, që kanë emigruar nga Kosova..

    “Kemi këtë lidhje që është e fortë, këtë lidhje që, në masë të madhe, bartet nga mërgimtarët tanë që banojnë në Gjermani, të cilët janë po ashtu të angazhuar thellësisht në Kosovë, me zemrat dhe mendjet dhe kursimet e veta. Nëse e kam zili Gjermaninë për diçka (përveç që na kanë sjellë dijetarët dhe kompozitorët më të famshëm), është se ajo është vendbanimi i gjithë këtyre njerëzve punëtorë. Na keni borxh të madh!”, u shpreh Kurti.

    Kurti tha se Kosova i është mirënjohës Gjermanisë që iu dha strehë refugjatëve kosovarë gjatë dekadës së fundit të shekullit 20, pastaj që qëndroi e vendosur me NATO-n dhe me popullin tonë për të ndalur gjenocid, mirënjohës për më shumë se 1 miliardë euro në ndihmë zhvillimore dhe për mbështetje të vazhdueshme politike në rrafshin ndërkombëtar.

    “Pikërisht ata që nuk dëshironin që të binte muri në Berlin, tashmë po bëjnë një luftë kriminale kundër Ukrainës. Ata humbën atëherë dhe, tri dekada më vonë, do të humbasin përsëri”, përfundoi Kurti.

    “Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj
    Nga Rubrika
    Lajme15 Prill 2024
    Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, ka kërkuar mendimin e qytetarëve nëse kjo parti kontribuon në parlamentarizëm në Kuvendin e Kosovës. “PSD do...
    Lajme15 Prill 2024
    Komiteti për Barazi dhe Mos diskriminim, ka diskutuar raportin për aplikimin e Kosovës në Asamblenë Parlamentarë të Këshillit të Evropës. Po ashtu,...
    Lajme15 Prill 2024
    Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv ka treguar se ka mbetur në Tel Aviv në pamundësi për të udhëtuar në Kosovë...
    Të tjera
    Lajme15 Prill 2024
    Drejtori i Policisë së Kosovës, ka thënë se ka rrezik e kërcënim ende në veri, meqenëse grupi terrorist i Radoiçiq vazhdon të...
    Bota/Rajoni15 Prill 2024
    Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla njoftoi te enjten se grupi parlamentar demokrat kishte vendosur të anulojë te gjithë masat disiplinore,...
    Lajme15 Prill 2024
    Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, u ka bërë thirrje të gjithë figurave publike shqiptare me ndikim nëpër botë, që të lobojnë për...
    Lajme15 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti sot në takim zëvendësdrejtorin Menaxhues për Evropë të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm...
    Lajme15 Prill 2024
    Misioni i KFOR-it dhe misioni i EULEX-it do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët më 16 prill 2024. Siç njoftojnë nga KFOR-i,...
    Lajme15 Prill 2024
    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, një ditë para mbledhjes së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.