Kreu i VV-së, Albin Kurti ka folur pas mbylljes së votimeve.
”Falënderoj qytetarët për pjesëmarrjen masive në zgjedhjet e sotme parlamentare. Falënderoj Policinë së bashku me organet e rendit dhe sigurisë në përgjithësi. Zgjedhjet ishin të lira demokratike dhe tëndershme. Falënderoj gjithë votuesit e koalicionit tonë fitues. Jemi të parët dhe ky është konfirmim për qeverisjen tonë të mbarë dhe demokratike. Gjithashtu koalicioni ynë fitues do ta formojë Qeverinë e re dhe do të vazhdojmë me punët që kemi nisur” tha ai., shkruan FrontOnline.