×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti ironizon me deputetët, i quan studentë të juridikut që morën leksion nga profesoresha e ekonomisë

    FrontOnline
    18 Nëntor 2021

    Kryeministri Kurti ka replikuar me deputetët e opozitës, Abelard Tahiri dhe Ramush Haradinajn lidhur me projektin e gazit dhe fondeve të MCC-së për energji. Haradinaj e Tahiri e kanë akuzuar qeverinë se e ka refuzuar projektin strategjik të gazit. E Kurti i ka quajtur deputetët si “studentë” të juridikut që folën për energjinë.

    Kurti tha s’po sheh dashuri për ShBA-në por urrejtje për qeverinë.

    “Unë nuk po shoh as dashuri për SHBA-në e as dashuri për Kosovën sa urrejtje për qeverinë. Nuk kemi inat ne, inatin po e shoh tjetërkund”, tha Kurti.

    Tutje ai tha se tre deputetët që ai i quajti “studentë” të juridikut ishin më të zëshmit në debatin për energjinë, e që ministrja e Ekonomisë, si “profesoreshë” e ekonomisë u dha atyre leksion.

    “Çka është shpresëdhënëse është se sot ka mbajtur një leksion shumë të mirë profesorja e ekonomisë, kjo është shumë shpresëdhënëse për emancipimin sepse më energjikët në debatin për energjinë ishin tre jurista, dhe është shumë bukur se si tre studenta të juridikut morrën një leksion nga profesorja e ekonomisë, dhe jo vetëm se e morrën leksionin por edhe kërkuar që t’i zgjatet fjala asaj. Unë mund ta parashikoj se si përfundon kjo, në fund të semestrit tre studenta të juridikut do ta admirojnë profesoren e ekonomisë”, tha ai./FrontOnline

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme20 Korrik 2024
    A po i pastroni fëmijët tuaj më shpesh sesa duhet? Udhëzimet për t’i mbajtur fëmijët tuaj të pastër ndryshojnë shumë pasi rriten...
    Lajme20 Korrik 2024
    Sllavica Radovanoviq, kolonele në pension e Policisë së Serbisë, ka kritikuar publikisht ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, për...
    Lajme20 Korrik 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka intervistuar një person, i cili dyshohet se e ka ndihmuar Faton Hajrizin...
    Të tjera
    Lajme20 Korrik 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se trupi i Faton Hajrizit, të vrarë nga policia serbe duhet të kthehet...
    Lajme20 Korrik 2024
    Agim Musliu nga instituti “Octopus” ka shkruar për atë që ka ndodhur në Serbi përgjatë këtyre tre ditëve, ku një polic serb...
    Lajme20 Korrik 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vizituar Festivalin Anibar që po mbahet në komunën e Pejës. Kurti qëndroi në Galerinë e Arteve...
    Lajme20 Korrik 2024
    Faton Hajrizi intervistën e fundit televizive e kishte dhënë para 10 muajve. Në të ai kishte rrëfyer se si ishte burgosur, e...
    Lajme20 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Islandës, Bjarni Benediktsson, ku tha se ishte pikërisht Islanda, vendi që i...
    Lajme20 Korrik 2024
    Disa nga të burgosurit shqiptarë në Greqi, kanë njoftuar se kanë filluar një grevë urie. Ata thonë se këtë po e bëjnë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.