×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti flet për kohën para se te kishte ligj për qeverinë: Thaçi, Haradinaj e Hoti qëndruan në qeveri deri u formuan institucionet

    FrontOnline
    16 Prill 2025

    Kryeministri i “dorëhequr” Albin Kurti ka marrë shembujt e ish-kryeministrave Thaçi, Haradinaj e Hoti në të kaluarën për të thënë se ata qëndruan në detyrë deri kur u formuan institucionet, ndërsa akuzoi tri partitë, PDK, LDK e AAK se po kërkojnë që institucionet t’i lënë në vakum.

    Megjithatë, ai po iu referohet rasteve kur nuk ishte në fuqi Ligji për Qeverinë, të cilin e ka votuar qeveria e tij më 2022.

    “Kemi nga e kaluara shembullin e ish-kryeministrit Thaçi që ndonëse kishte dhënë betimin e deputetit në korrik të vitit 2014, kishte vazhduar të jetë kryeministër në detyrë deri në dhjetor të atij viti kur u pat votuar qeveria e re. E kemi shembullin e kryeministrit Haradinaj, i cili dha dorëheqjen në korrik të vitit 2019 vetëm për të vazhduar tutje si kryeministër në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë Kurti 1 në shkurt të vitit 2020. Gjithashtu e kemi shembullin e kryeministrit Hoti, i cili mbeti në detyrë deri në formimin e Qeverisë 2, në mars të vitit 2021, përkundër faktit që Qeveria e tij u shpall e jashtëligjshme nga Gjykata Kushtetuese në dhjetor 2020”.

    “Pra në historikun tonë të formimit të institucioneve kemi shembuj nga e kaluara kur një qeveri e udhëhequr nga PDK, ndonëse me Kuvend të shpërndarë, një qeveri e udhëhequr nga AAK, ndonëse e dorëhequr dhe një qeveri e udhëhequr nga LDK, ndonëse e shpallë si e jashtëligjshme, kanë qëndruar në detyrë deri në formimin e qeverisë së re. Por, një qeveri e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, ndonëse ka përmbushur mandatin e saj të rregullt katërvjeçar na u dashka të largohet nga zyrat e saj një orë e më parë”.

    Kurti më pas tha se janë të interesuar të formojnë institucionet dhe tha se do të jenë “të përgjegjshëm” për të mos krijuar “vakum institucional”.

    “Si fitues të padiskutueshëm të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, jemi shumë të interesuar që të ecim përpara drejt formimit të institucioneve. Jemi të vëmendshëm dhe të përgjegjshëm për të mos lejuar një vakum institucional”.

    “Përkundër thirrjeve të papërgjegjshme opozitare dje për pezullim të shtetit, shteti funksionon prej arrestimit të kriminelëve serbë të digjitalizimi i arkave fiskale e të publikimi në Shkodër i projektit të hekurudhës Prishtinë-Durrës”.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Prill 2025
    Pas lajmit të mirë për gjetjen e voglushit Alp Krasniqi, ka reaguar edhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni. Hyseni ka falendëruar të...
    Lajme28 Prill 2025
    Alp Krasniqi, shtatë vjeçari që u raportua i zhdukur në Komunën e Gjilanit, është gjetur falë angazhimit masiv të ekipeve të kërkim-shpëtimit...
    Lajme27 Prill 2025
    Në mbrëmjen e së dielës ka nisur operacioni i kërkimit të Alpit të vogël nga Gjilani. Ai është raportuar i zhdukur nga...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2025
    Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë parashtruar kallëzim penal ndaj një shtetasi të Kosovës, pasi i njëjti dyshohet se tentoi të hyjë...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Rusia ka sulmuar Ukrainën me 8,500 bomba, 200 raketa dhe 3,000 dronë që kur Kievi propozoi një armëpushim 30-ditor, ka thënë presidenti...
    Lajme27 Prill 2025
    Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se sot shënuan 27 Prillin, Ditën e të Zhdukurve me Dhunë, duke bërë...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve pasi një automjet u përplas me turmën në një festival rrugor në Vankuver të...
    Lajme27 Prill 2025
    Një fëmijë ka humbur në qytetin e Gjilanit. Familjarë të tij kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët e vendit në gjetjen e tij....
    Lajme27 Prill 2025
    Pas reshjeve intensive të shiut që përfshinë qytetin e Pejës dhe shkaktuan daljen nga shtrati të disa kanaleve, autoritetet lokale kanë bërë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.