×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Kurti: Fatura që po paguajmë për enegjinë është pasojë e 20 vjetëve të kaluara

    FrontOnline
    19 Janar 2022

    Është paralajmëruar dyfishimi i çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kWh energji përmes bllok tarifave.

    Kryeministri Albin Kurti tha se çmimi i propozuar nga ZRRE është barrë e rëndë për qytetarët.

    Megjithatë, ai tha se janë dy faktorë kryesorë që kanë ndikuar në këtë krizë.

    I pari i brendshëm, i dyti i jashtëm.

    “Dy faktorë kryesorë që e kanë bërë krizën. Njëri është i jashtëm. Ne importojmë rrymë nga jashtë. Çmimi është i lartë. Faktori tjetër është i brendshëm. Kosova që 20 vite është lënë në mëshirë të tregtarëve të energjisë. Qeveritë e kaluara ua kanë dhënë kompanive tjera të huaj të prodhimit të energjisë, prioritet. Masat që i kemi në dispozicion nuk i japin fund të krizës. Nëse çmimi do të ishte rritur në mënyrë lineare nuk do të ishim në këtë gjendje. çmimi për zrre është barrë e rëndë për qytetarët. Andaj kemi ndarë 75 milionë euro”, u shpreh Kurti.

    Sipas tij mbi ZRRE-n s`mund të ndikojë askush.

    “Si pasojë e krizës globale energjetike dhe për shkak të avarive nëpër blloqet e termocentraleve që e kanë rritur nevojën tonë për të importuar energji, ZRRE-ja ka propozuar bllok tarifat. ZRRE-ja është institucion i pavarur dhe askush nuk mund të ndikojë mbi të. Kjo krizë vetëm sa i ka theksuar problemet që i kemi trashëguar. Fatura që po paguajmë është ajo e gabimeve tash e 20 vjet”, theksoi Kurti para gazetarëve.

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Ekonomi24 Prill 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, njëherit edhe kryetari i Mitrovicës Jugore, Bedri Hamza, ka bërë deklarimin e pasurisë së tij. Nga ajo...
    Ekonomi24 Prill 2024
    Mbi 241 milionë euro është vlera e kredive të reja të marra nga qytetarët e Kosovës sipas të dhënave të publikuara nga...
    Ekonomi23 Prill 2024
    Drejton Bankën Qendrore të Kosovës, e cila i mbikqyrë bankat komerciale, institucionet mikrofinanciare dhe kompanitë e sigurimeve. Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.