[wp-story]

Lajme

Kurti: Erdhi dita, hajnat në burg

Kurti: Erdhi dita, hajnat në burg
17:39 | 25 Shtator 2019

Kandidati i LVV-së për kryeministër, Albin Kurti, është duke mbajtur fjalimin në tubimin e hapjes së fushatës në Mitrovicë, me ç’rast para qytetarëve ka thënë se tashmë ka ardhur dita e ndryshimit, raporton zeri.info.

Me këtë rast Kurti tha se hajnat duhet të shkojnë në burg dhe të mos lejohen që ta vjedhin shtetin e Kosovës tutje.

“Hajnat në burg, veçse edhe plaçka e vjedhur në buxhet të shtetit. Këta që i kanë futur duart në maxhen e fukarenjve nuk mund t’i fusin duart në arkën e shtetit”, deklaroi Kurti.

Me këtë rast, kreu i LVV-së tha se me LVV-në në qeveri nuk do të privatizohet pasuria, por do të punësohen menaxherët më të mirë. Krejt në fund Kurti uroi fitoren e LVV-së, ndonëse zgjedhjet parlamentare pritet të mbahen më 6 tetor.

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera