×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti e përsërit prapë: Dialogu me Serbinë duhet të jetë i përgatitur mirë dhe me parime

    FrontOnline
    05 Maj 2021

    Kryeministri Kurti zhvilloi takim virtual me Ministren për Fqinjësi Evropiane dhe Amerikë në Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar, Wendy Morton

    Kryeministri Albin Kurti, sot gjatë ditës zhvilloi një takim virtual me Ministren për Fqinjësi Evropiane dhe Amerikë në Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar, Wendy Morton.

    Siç bëhet e ditur në komunikatën qeveritare, ministrja Morton e uroi kryeministrin Kurti për fitoren e 14 shkurtit dhe mandatin për të udhëhequr me vendin.

    Ajo shprehu gatishmërinë për të punuar bashkë e për të rritur bashkëpunimin në mes dy vendeve, sidomos në agjenda të përbashkëta, si ajo e sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit, si dhe për të vazhduar me ndihmën e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën në procesin e rekrutimit të shërbyesve të lartë civilë. Më tej, ministrja Morton foli edhe për rëndësinë e vazhdimit të dialogut me Serbinë.

    “Kryeministri Kurti e falënderoi ministren Morton për rolin e rëndësishëm të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe mbështetjen e vazhdueshme që i ofron Kosovës në të gjitha fushat, duke e cilësuar atë ndër aleatët më të afërt të Republikës së Kosovës. Ai theksoi se Mbretëria e Bashkuar si anëtare e fuqishme e NATO-s mund t’i ndihmojë Kosovës në përshpejtimin e anëtarësimit në këtë organizatë, dhe se ajo mund të luajë rol të rëndësishëm te anëtarët e Komonuelthit (Commonëealth) për të siguruar njohje të reja për Kosovën”, thuhet në njoftim.

    Në takim, kryeministri Kurti po ashtu theksoi se prioritet i Qeverisë është krijimi i vendeve të reja të punës, dhe se Qeveria është e gatshme që të rrisë bashkëpunimin bilateral në mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe atë të tregtisë. Kurse, sa i përket dialogut me Serbinë ai tha se duhet të jetë i përgatitur mirë dhe me parime, dhe duhet t’i shërbejë qytetarëve.

    KEDS njofton për punimet në rrjet, në këto vende do të ndalet rryma
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se vota kundër Kosovës e Malit të Zi në Komitetin për Politikë dhe...
    Lajme29 Mars 2024
    Lidhur me çështjen e rrymës në veri për Front Online ka folur edhe kryesuesi i Asamblesë Komunale të Mitrovicës Veriore, Nexhat Ugljani....
    Lajme29 Mars 2024
    Sot do të mbahet mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare e themelimi i...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur se po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një personi të zhdukur...
    Lajme29 Mars 2024
    Faturimi i rrymës ende s’ka filluar anipse më 9 dhjetor të 2023-tes, KEDS pati nënshkruar kontratë me Elektroserverin për të shpërndarë dhe...
    Lajme29 Mars 2024
    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, si dhe ai për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal do të zhvillohen sot....
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka akuzuar përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial për tendencë kushtëzimi për Ministrinë e Drejtësisë. Ajo tha...
    Lajme28 Mars 2024
    Rusia dështoi të enjte në përpjekjen për një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohej rreth...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri Albin Kurti, ka bërë iftar bashkë me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, zëvendësministrin në Ministrinë e Punëve të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.