×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Duam t’iu hapim dyert atyre që tradicionalisht nuk janë përfaqësuar në tregun e punës

    FrontOnline
    29 Mars 2023

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në konferencën për koordinimin e donatorëve për komunitetin jo shumicë, të organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

    Ai tha se shumëçka ka ndryshuar prej takimit të fundit, i cili është mbajtur 6 muaj më parë dhe se nga atëherë ka vazhduar tryezat me komunitetet joshumicë në Kosovë – me komunitetin kroat, goran dhe boshnjak, me përfaqësuesit e komunitetit ashkali që shënojnë ditën e flamurit të tyre dhe me mësuesit turq në shkollat e Prishtinës.

    Më tutje, kryeministri tha se dëgjohet vazhdimisht nga anëtarët e komunitetit me të cilët takohen, se sa kritike është nevoja për punësim, prandaj, shtoi ai, kemi zgjedhur si temë për sot mënyrat se si masat aktive të tregut të punës mund t’i ndihmojnë komunitetet e Kosovës.

    Ai kujtoi një takim, që kishte pasur me një të ri goran nga Dragashi, baba i dy fëmijëve dhe se gruaja e tij kishte talent për artizanat dhe dëshiron të fillojë biznesin e saj, por nuk mund të gjenin fonde.

    “Platforma jonë e re Superpuna ofron mundësi punësimi, ku qeveria jonë subvencionon pagat për 6 muaj për të rinjtë nga të gjitha komunitetet nga 18 deri në 25 vjeç; diçka që jam i kënaqur që kabineti im ka mundur t’i dërgojë informacion për këto mundësi atij çifti të ri të papunë nga Dragashi”, tha kryeministri Kurti.

    Kurti përmendi që janë siguruar 500 bursa për nxënës të shkollave të mesme nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian dhe 100 bursa shtesë për studentët e këtyre komuniteteve në universitetet publike, të cilët mund të bëhen mësimdhënës në të ardhmen.

    Zyra për çështje të komuniteteve po ashtu ofron 5 bursa këtë vit për studentët nga komunitetet joshumicë për të studiuar në programin e ballkanistikës në kuadër të Universitetit të Prishtinës. Kjo është një mënyrë e shkëlqyeshme për të fituar aftësitë dhe kualifikimet që do të mundësonin punën si një prej përkthyesve shqip-serbisht me siguri të nevojshme.

    “Qeveria jonë ka trajtuar korrupsionin dhe nepotizmin në çdo nivel dhe ne duam tu hapim dyert atyre që tradicionalisht nuk janë përfaqësuar në tregun e punës aq sa duhet”, tha kryeministri Kurti.

    8 Marsi në Park Hotel & Spa – Që t’i të ndjehesh si Mbretëreshë ….
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    omisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhje, me fillim nga ora 14:00. Në rend dite janë aktivitetet e Sekretariatit të...
    Lajme20 Prill 2024
    Mbi 22 për qind është rritur inkasimi këtë vit i Ngrohtores së Kryeqytetit “Termokos”, krahas me vitin paraprak. E këtë vit, në...
    Lajme20 Prill 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha të premten se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është urgjente, ndërsa u bëri thirrje...
    Sport19 Prill 2024
    Ndonëse drejtuesit e Barcelonës po insistojnë që Xavi Herandez të mbetet në krye të bankinës së katalonasve, megjithatë, Xavi duket është i...
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Lajme19 Prill 2024
    Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë para pak orësh të premten nga një 17-vjeçar në Ferizaj është stabile. Këtë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.