×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Dolëm me 4 propozime, tri nga to i refuzoi pala serbe

    FrontOnline
    15 Qershor 2021

    Ka përfunduar takimi trepalësh në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq si Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell.

    Pas këtij takimi për medie është deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

    Ai ka thënë se i propozuan palës serbe 4 propozime, tri nga të cilat u refuzuan dhe për një s`u dha fare përgjigje.

    “Sot u zhvillua takimi i parë në Bruksel me delegacionin nga Serbia. Kjo u bë me ndërmjetësim të Lajçak dhe Borell. Takimi ishte konstruktiv nga ana jonë. Do të marrim pjesë në të edhe në vazhdim. Pala serbe fliste për ide të vjetra. Ne paraqitem 4 ide të reja. Të iniciojmë marrëveshjen SEFTA. Propozim i dytë, që një ditë pas samitit të djeshëm të NATO-s, të nënshkruhet marrëveshja e paqes që ne s’do ta sulmojmë njëra tjetrën. Propozimi tjetër ishte që te çështja e të pagjeturve, duhet të largohet nga delegacioni Serb, Velkjo Odalloviq. Dhe propozimi i katërt, për pakicat, ishte reciprociteti bilateral, që është parim i përgjithshëm, por për serbët në Kosovë do të kishim Këshill Nacional siç është në Serbi për shqiptarët. Tri propozimet tona të fundit u refuzuan, por për SEFTA-n s’pati përgjigje. Nuk ka ende dakordim për dialogun e ardhshëm. Serbia duhet ta njoh Kosovën dhe anasjelltas”, u shpreh Kurti pas takimit.

     Petrol Company  prin me çmime me të lira në derivate dhe shumë oferta të tjera
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Për shkak të mungesës së të akuzuarit Florim Laçi me mbrojtësin e tij, avokatin Ilmi Hoxha, si dhe të akuzuarit Avdush Qukovci,...
    Lajme28 Mars 2024
    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka thënë se Ministria e Shëndetësisë nuk është duke i mbajtur...
    Lajme28 Mars 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi nuk pati kuroum për votimin e themelimit të Komisionit Hetimor për...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Deputetja nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha gjatë fjalës së saj në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ka folur rreth...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se një kompani ka marrë tender sekret 13 herë. Ai ka thënë se në Ministrinë...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka folur në seancën e sotme të jashtëzakonshme në Kuvend, ku...
    Vip28 Mars 2024
    Ikona e hip-hopit Ledri Vula, njihet për karrierën e suksesshme muzikore. Ai është këngëtar i dashur dhe i pëlqyer në Kosovë dhe...
    Lajme28 Mars 2024
    Derisa në foltoren e Kuvendit të Kosovës po fliste deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, për themelimin e një komisioni hetimor për kontratat...
    Lajme28 Mars 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti lidhur me statistikat që ai ka publikuar sa i përket zhvillimit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.