×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Dëmtimi i kanalit të ujit në Veri është lu*ftë kinetike, Washingtoni dhe BE duhet ta dënojnë Beogradin

    FrontOnline
    30 Nëntor 2024

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë përgjegjëse Serbinë për sulmin me eksploziv në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit. Ai ka vizituar sot vendin ku ka ndodhur shpërthimi dhe ka thënë se një gjë e tillë mund të kryet vetëm nga organizata profesioniste, e që sipas kryeministrit, kapacitetet për një gjë të tillë i ka vetëm Serbia.

    Kurti ka përmendur organizatën terroriste “mbrojtja civile”, duke thënë se e njëjta gjendet në lista e rrogave të Serbisë.

    “Unë e pashë vendin e ngjarjes, këtë s’ka mundësi ta bëjë një individ apo dy, nuk ka mundësi që këtë ta bëjnë qytetarët e zakonshëm. E ka bërë një organizatë që është profesioniste për sulme të tilla terroriste dhe kapacitetin për një gjë të tillë e ka vetëm Serbia. Mbrojtja civile është në listë të rrogave në Serbi dhe në organogramin e shtetit agresor të Serbisë, prandaj dhe ne e mbajmë Serbinë përgjegjëse për këtë”, ka thënë Kurti.

    Kryeministri ka tërhequr edhe një paralele me intensifikimin e sulmeve të Rusisë ndaj strukturës kritike të Ukrainës, duke thënë se tashmë s’bëhet fjalë vetëm për luftë hibride por edhe për luftë kinetike.

    “është e qartë që lufta hibride ka marrë hov të madh dhe është bërë ajo që quhet edhe në literaturë në strategjitë ushtarake e të mbrojtjes si luftë kinetike. Sepse po synohet dëmtimi i infrastrukturës kritike ku dëmi është maksimal. Dëmi maksimal është synuar edhe këtë sulm terrorist”

    “Serbia financon orkestron dhe mbështet organizata të tilla, prandaj e bëjmë fajtore Serbinë. Kërkojmë që Washingtoni dhe Brukseli ta dënojë Beogradin. Nuk është e rastësishme heshtja e presidentit të Serbisë. Nuk është e rastësishme që ata po presin se sa është dëmi, sa na kanë destabilizuar, në mënyrë që të shohin se çfarë episodesh të tjera të organizojnë”, ka thënë kryeministri.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Nëntor 2024
    Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se dënon ashpër sulmin terrorist në kanalin kryesor të Iber Lepencit. Në një postim në...
    Lajme30 Nëntor 2024
    Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot e ka mbajtur një mbledhje me anëtarësinë ku ka diskutuar rreth emrave për deputet. Pas...
    Lajme30 Nëntor 2024
    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhku, ka publikuar pamje nga tubimi i sotëm në qytetin e Gjilanit. Në qytetin ku Degën e LDK-së...
    Të tjera
    Lajme30 Nëntor 2024
    Në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok, mbrëmë ndodhi një shpërthim i cili u cilësua nga institucionet shtetërore si sulm terrorist....
    Lajme30 Nëntor 2024
    Bashkimi Europian ka reaguar për sulmin në kanalin e ujit në Ibër-Lepenc në Zubin Potok në veri të Kosovës, duke e quajtur...
    Vip30 Nëntor 2024
    Drenusha para disa banorëve të Big Brother VIP Kosova ka rrëfyer kohën e vështirë gjatë fëmijërisë. Ajo ka treguar se ka punuar...
    Vip30 Nëntor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Leo ka treguar se e ka parë në ëndërr prezantuesin Alaudin Hamitin. Kështu u shpreh...
    Vip30 Nëntor 2024
    Gjesti e ka nisur ditën me akuza ndaj Aniës. Ai nuk u ndal së folur për të, duke qëndruar me Xhenetën. Se...
    Vip30 Nëntor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Pauli ka treguar për dhuratën që ia dha Burimit. Ky thotë se ishte shumë veçantë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.