[wp-story]

Lajme

Kurti citon Skënderbeun: Lirinë nuk ua solla unë, por atë e gjeta këtu midis jush

Kurti citon Skënderbeun: Lirinë nuk ua solla unë, por atë e gjeta këtu midis jush
14:36 | 17 Janar 2020

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se para 552 vitesh, sipas konsensusit të gjerë të historianëve, vdiq në moshën 62-vjeçare heroi kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Kurti ka thënë se fjalia e Skënderbeun, “lirinë nuk ua solla unë, por atë e gjeta këtu midis jush”, edhe sot tingëllon progresiste, njofton Klan Kosova.

“Individualizmi bazohet te liria, por liria mbërrihet vetëm prej angazhimit kolektiv, ajo banon te bashkësia. Individi duhet të bashkëpunojë, që të ecë përpara si individ”.

“Fjalia e Skënderbeut duhet të jetë thënë vërtet, po të shohësh se ai e ndoqi parimin e bashkimit edhe me Besëlidhjen e Lezhës, ku u përpoq të mblidhte sa më shumë prijës arbër, minoritarë e disa aleatë fqinj, për ta bërë rezistencën”.

“Po t’i kishte mbledhur të gjithë, po të kishin bashkëpunuar me disiplinë, mbase do të ishte themeluar një shtet edhe më jetëgjatë. Por, historia nuk bëhet me nëse, e koha nuk kthehet kurrë pas”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.

 

Para 552 vitesh, sipas konsensusit të gjerë të historianëve, vdiq në moshën 62-vjeçare heroi ynë kombëtar, Gjergj…

Gepostet von Albin Kurti am Freitag, 17. Januar 2020

 

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera