[wp-story]

Lajme

Kurti: Cili është interesi i shtetit me hapë ambasadë në Panama e jo në Danimarkë

Kurti: Cili është interesi i shtetit me hapë ambasadë në Panama e jo në Danimarkë
21:44 | 04 Shtator 2019

Kryetari i Vetvëndosjes Albin Kurti, në një debat televiziv ka folur edhe për obligimet dhe detyrat e para që do t’i ndërmerrte sa po ta formonte Qeverinë.

”Sa po të marrë detyrën si Kryeministër do të nis procedurat për ta shkarkuar Thaçin nga pozita e Presidentit. Cfarë ka bërë Presidenti vëtëm dy vitet e fundit është e mjaftueshme për me e shkarku”. Do te ishte mirë qysh në javen e parë të ardhjes tonë në qeveri, Presidenti të largohej nga posti që mbanë, citoi Kurti.

Ai është pyetur edhe në qoftë se do të bashkëpunonte me Thaçin në cilësinë Kryeminister-President, Kurti tha se Presidenti obligohet që të bashkëpunoi me Kryeministrin e jo e kundërta.

Po ashtu Kurti ka folur edhe për mungesën e ambasadës se Kosovës në shtetin e Danimarkës, vend i cili ka shumë shqiptar që jetojnë atje dhe nuk përfaqësohen nga askush, kurse hapjen e Ambasadës në shtetin e Panamasë. “Cfarë interesi ka Kosova të hapë ambasadë në një shtet i cili njihët vëtëm për ‘Panama Papers’, dhe i cili vizitohët vëtëm nga ish-Presidentja, Presidenti dhe Kryeparlamentari, e jo nga qytetarët e këtij vëndi, ka shtuar Kurti.\ Front Online\

 

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera