×
  • Lajme
  • Lajme

    Kursim i energjisë, njëra ndër thirrjet me të shpeshta nga zyrtarët

    FrontOnline
    29 Shtator 2022

    Fikja e vetëm një poçi elektrik në vendet ku nuk qëndron ndokush është kursim i energjisë. Këtë praktikë ka filluar të ndjekë Denis Delhysa, qytetar nga Prizreni.

    “Po mundohemi me  kursy,  në masë të vogël me përdorë d.m.th vetëm në vendin ku rijmë, në dhomë ku qëndrojmë”, tha Delhysa.

    Zyrtarët e Ministrisë së Ekonomisë e kanë një shpjegim për fikjen e dritave në vendet ku nuk është e nevojshme.

    “Në qoftë se do të fikej një poç në një familje dhe duke e vlerësuar që ky poç është 40 vat dhe duke llogaritur që janë rreth 300 mijë familje, fuçia e një poçi në të gjitha familjet po të fikej një poç do të ishte 12 mijë kilovat ose 12 MW. 12 MW do të thotë një termocentral prej 12 MW-ve që nënkupton rreth 10% të një termocentrali të “KOSOVA A”, thotë Sabit Gashi nga departamenti i energjisë në Ministri të Ekonomisë.

    Gashi thotë se vlera në financa nga fikja e një poçi elektrik me çmimin e importit do të kurseheshin 25.200 euro në ditë, duke e vlerësuar se çmimi mesatar i importit është 300 euro për MW në orë.

    Edhe zyrtarët e KEDS-it kanë shpjeguar masat për kursimin e energjisë.

    “Sigurisht që gjatë verës dritat janë shumë të rëndësishme, kurse gjatë dimrit dritat janë të rëndësishme por janë dy shpenzuesit kryesor jetik, janë 2 shpenzues tjerë në këtë rast janë ngrohja dhe bojlerët. Në dy rastet kemi të bëjmë me shndërrimin e energjisë elektrike në energji termike”, thotë Viktor Buzhala, zëdhënës i KEDS-it.

    Thirrjet për kursim, zëdhënësi Buzhala nuk i ka ndalur kohët e fundit. Të mërkurën ai doli me idenë që edhe pastrimi të bëhet nga dy persona njëkohësisht për të kursyer energji. Por, të enjten zëdhënësi i KEDS-it nuk u është përgjigjur thirrjeve të RTK-së.

    Artmotion dhe DigitAlb arrijnë marrëveshje të re bashkëpunimi pesëvjeçar
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë e Serbia do të tentojë sërish të destabilizojë Kosovën. Sipas saj, përpjekjet e Serbisë për...
    Lajme24 Prill 2024
    Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot mbush 56 vjet. Edhe kjo ditëlindje Thaçin e gjen në Hagë ku po akuzohet për krime...
    Kronika24 Prill 2024
    Në Qendrën Korrektuese në Dubravë është arrestuar e dyshuara femër pasi ka tentuar të fusë brenda burgut një sasi të substancës së...
    Të tjera
    Vip24 Prill 2024
    Françeska është një nga banoret me të përfolura në ‘Big Brother VIP Albania’ për arsye të dinamikave që ajo krijon në shtëpi....
    Sport24 Prill 2024
    Arsenali e ka mposhtur me rezultat të thellë prej 5-0 Chelsean në “Emirates”. Serinë e golave e hapi Trossard në minutën e...
    Sport24 Prill 2024
    Dallas Mavericks e ka mposhtur Los Angeles Clippers me rezultat të ngushtë 96-93 në kuadër të 1/8 së finales së playoff-it në...
    Sport24 Prill 2024
    Arsenali shënoi fitore të thellë ndaj Chelseat, me rezultat 5-0, në mbrëmjen e së hënës. Megjithatë, trajneri i të Kaltërve, Mauricio Pochettino...
    Kronika24 Prill 2024
    Është arrestuar një burrë ne Rahovec, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj gruas me të cilën bashkëjeton që...
    Lajme24 Prill 2024
    Lidhur deklaratën e Ramush Haradinajt për gatishmërinë e tij për koalicion, Betim Gjoshi nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës tha për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.