×
  • Lajme
  • Lajme

    Kur pritet të mbahet seanca për 10 përqindëshin e Trustit?

    FrontOnline
    03 Shtator 2020

    Tërheqja e 10 përqindshit të pensioneve nga qytetarët varet nga miratimi i ndryshimeve ligjore në Kuvendin e Kosovës. Por, deputetët aktualisht janë në pushim deri me 15 shtator.

    Skekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, ka thënë se seanca e radhës pritet të jetë pas 15 shtatorit, varësisht prej vendimit që do ta marrë Kryesia e Kuvendit.

    Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, thotë se ka autorizuar menaxhmentin e Trustit për tu bërë gati që të mundësohet tërheqja e 10 përqindshit të pensioneve nga qytetarët.

    Megjithatë, sipas saj ende ka edhe një kusht që duhet të arrihet, përcjell Buletini Ekonomik.

    “Ligji duhet të kaloj në Kuvend në lexim të dytë. Për momentin mos miratimi i ligjit është e vetjma pengesë. Afate kohore nuk mund të japim, sepse nuk varet nga ne. MF ka kërkuar që Trusti të bëjë të gjitha përgatitjet, që terheqja të filloj menjëherë pas aprovimit të Ligjit”, thotë Bajrami.

    Edhe në Trust në një njoftim për media kanë thënë se janë duke pritur këto ndryshime ligjore.

    “Trusti është duke pritur miratimin e ndryshimeve ligjore në Kuvendin e Kosovës që do t’i mundësonin kontribuuesve aplikimin për tërheqjen e 10 %-shit. Deri më tani Kuvendi nuk e ka diskutuar ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale në Kosovë. Kujtojmë këtu se edhe nëse miratohen ndryshimet ligjore nga Kuvendi, Trusti është i obliguar të pres derisa ligji të hyjë në fuqi (nënshkrimin e ligjit nga Presidenti dhe publikimin në Gazetën Zyrtare)”, është thënë në njoftimin e Trustit, duke u shtuar se aktualisht Trusti është duke punuar në përgatitjen e infrastrukturës që do të mundësonte realizimin e aplikimit përmes internetit për tërheqjen e 10%-shit. “Kontribuuesit do të njoftohen me kohë për të gjitha detajet dhe për fillimin e këtij procesi”, thuhet në fund të njoftimit të Trustit Pensional të Kosovës.

    Ndryshe, sapo të hyjë në fuqi ndryshimet ligjore, do t’i hapet rruga mundësisë që secili kontributdhënës t’i tërheq 10 për qind të kursimeve nga Trusti.

    Por jo të gjithë qytetarët do të përfitojnë vërtetë nga kjo mundësi.

    Gjysma e kontributpaguesve apo mbi 312 mijë persona kanë më pak se një mijë euro të kursyera.

    Rreth 27% e kontributpaguesve apo afër 167 mijë persona mund të tërheqin mesatarisht 9 euro.

    10% e kontributpaguesve (65,756 persona) mund të tërheqin mesatarisht 37 euro.

    7% e kontributpaguesve (afër 51 mijë persona) mund të tërheqin mesatarisht mbi një mijë euro kursime.

     

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurit, më gjatë flet për Ivanovoqin...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ushtarë amerikanë të KFOR-it, janë parë sot në veri të vendit, duke kryer patrullime brenda komunës së Leposaviqit. Në njoftimin e lëshuar...
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me një postim në rrjetin social “Facebook”, pas fitores së kombëtares dardane ndaj...
    Të tjera
    Sport09 Shtator 2024
    Kosova ka lënë pas krahëve humbjen nga Rumania, derisa ka triumfuar në Qipro me rezultat të thellë. “Dardanët” triumfuan me shifrat prej...
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot drejtoren artistike të Fondacionit Kulturor Federal të Gjermanisë, Katarzyna Wielga-Skolimowska dhe krijuesin e...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Pas lirimit të Fredi Belerit nga burgu, Greqia i ka vënë Shqipërisë një tjetër kusht që të mos pengojë rrugën e anëtarësimit...
    Lajme09 Shtator 2024
    Në ish-komunën paralele të Mitrovicës Veriore është ngritur flamuri i Kosovës, një hap kyç në procesin e integrimit të veriut në institucionet...
    Sport09 Shtator 2024
    Kosova ka arritur të shënojë edhe golin e katërt ndaj Qipros, në kuadër të Ligës së Kombeve. Ishte Lumbardh Dellovan që realizoi...
    Sport09 Shtator 2024
    Kosova ka shënuar golin e tretë ndaj Qipros, në kuadër të Ligës së Kombeve. Ishte Albion Rrahmani që realizoi në minutën e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.