×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Kur ndjeni ethe në trup – çfarë tregojnë për shëndetin

    FrontOnline
    18 Maj 2022

    Ethet na pushtojnë herë pas here në momente krejt të papritura.

    Ato mund të shfaqen edhe kur njeriu ka temperaturë por jo gjithmonë ndodh kështu.

    Ethet mund të shfaqen për arsye nga më të ndryshmet por edhe si simptomë e disa sëmundjeve.

    I tillë është rasti i hipotiroidizmit që shkakton ndjeshmëri të lartë ndaj të ftohurës.

    Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për shkaqet e etheve dhe si mund t’i mbani ato nën kontroll.

    I ftohti

    Kur bën ftohtë, njeriu mund të ketë ethe pa pasur temperaturë.

    Nëse jeni lagur nga shiu keni ethe sepse trupi prodhon më shumë energji që të përshpejtojë avullimin e ujit nga rrobat.

    Njeriu ka ethe edhe kur fryn erë sepse kjo e fundit largon ngrohtësinë në lëkurën e njeriut dhe në rroba.

    Hipotiroidizmi

    Problemet me prodhimin e pamjaftueshëm të hormoneve të tiroides i bëjnë njerëzit më të ndjeshëm ndaj të ftohtit dhe më të prirur të kenë ethe.

    Infeksionet

    Ethet janë shenjë e një infeksioni të mundshëm në organizëm.

    Në këto raste, ethet janë të parat që shfaqen dhe më pas ndiqen nga temperatura.

    Aktiviteti intensiv fizik në të ftohtë

    Njerëzit që kryejnë aktivitete intensive fizike në të ftohtë vuajnë më shumë nga ethet.

    Kjo ndodh sepse kur njeriu kryen aktivitet fizik, organizmi prodhon më shumë nxehtësi.

    Në momentin që njeriu mbaron aktivitetin fizik do të ketë shumë ftohtë.

    Anemia

    Ethet dhe ndjesia e vazhdueshme e të ftohtit është një nga simptomat e anemisë.

    Kjo sëmundje shfaqet si pasojë e ushqyerjes së keqe, sëmundjeve, medikamenteve dhe moshës.

    Anemia prek më shumë gratë se meshkujt.

    Kur duhet të shkoni tek mjeku?

    Nëse ethet ju pushtojnë pas ekspozimit në të ftohtë ose shfaqen përpara temperaturës, atëherë nuk është e nevojshme të shkoni tek mjeku.

    Nga ana tjetër, nëse keni ftohtë kur temperaturat janë të larta apo edhe pse jeni veshur trashë, atëherë kemi të bëjmë me një problem të fshehur mjekësor i cili mund të diagnostikohet nga mjeku.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lifestyle23 Prill 2024
    Duart janë një barometër i mirëqenies sonë dhe ndryshimi më i vogël mund të nënkuptojë një problem serioz shëndetësor në pjesë të...
    Lifestyle23 Prill 2024
    Dashi Mundohuni të jeni krijues dhe të frytshëm, në mënyrë që të gjeni gjallërinë që ju duhet për të çuar përpara projekte...
    Lifestyle22 Prill 2024
    Dashi Ekzistojnë mundësitë që kjo e sotmja të jetë një ditë irrituese për ju në orët e para të mëngjesit. Duhet të...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2024
    Ministrja e Arsimit, Arbërie Negavci, ka reaguar pasi profesori Xhevat Krasniqi me vendim të rektoratit dhe këshillit të ttikës është pezulluar nga...
    Sport23 Prill 2024
    Është vetëm 22 vjeç, por ka arritur që të korrë suksese qysh në moshë të re. Vetëm deri më tani është shpallur...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka pranuar një telefonatë nga shefi i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, gjatë ditës së sotme. Siç njofton presidenca...
    Lajme23 Prill 2024
    Në një rast të pashembullt në historinë e Shteteve të Bashkuara avokatët që përfaqësojnë ish Presidentin Donald Trump do të përpiqen të...
    Lajme23 Prill 2024
    Historiani dhe profesori universitar, Nuri Bexheti, ka folur për përfshirjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në fushatën parazgjedhore në Maqedoninë e...
    Lajme23 Prill 2024
    Dje Departamenti i Shtetit për të Drejtat e Njeriut ka publikuar raportin e fundit, për vitin 2023 nga ku u theksua edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.