[wp-story]

Sport

Kur Messi është në formë, çdo gjë funksionon – këndellet Barcelona

Kur Messi është në formë, çdo gjë funksionon – këndellet Barcelona
23:54 | 05 Korrik 2020

Tri pikë të rëndësishme për Barcelonën në xhiron e 34 në La Liga. I është afruar në 4 pikë Realit.

Barcelona ka marrë tri pikë në udhëtim te Villarreal, në një ndeshje ku shkëlqeu Lionel Messi dhe u mbyllë 1-4 në të mirë të mysafirëve.

Leo nuk shënoi, por asistoi dy herë, njëherë për Suarez dhe njëherë për Griezmann, për të shkuar në kuotën e 20 asistimeve në La Liga, rekordi më i mirë në karrierë me fanellën e Barcelonës.

Golin tjetër e shënoi lojtari i Villarrealit, Pau Torres, që e dërgoi topin në rrjetë, teksa realizoi edhe Ansu Fati ne min 87′, derisa golin e nderit për vendasit e realizoi Moreno.

Me një fjalë, kur Messi është në ditën e tij, të cilit iu anulua edhe një gol me VAR – askush s’mund të ndalë Barçën që i është afruar në 4 pikë Realit.

Barca tani ka 73 pikë, Reali 77 dhe kanë mbetur edhe 16 pikë në lojë, mjaftueshëm që Barcelona të presë për gabime të Real Madridit. /Front Online/

The post Kur Messi është në formë, çdo gjë funksionon – këndellet Barcelona appeared first on Front Online.

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera