×
  • Lajme
  • Lajme

    Kur do të nisë punën Komisioni Hetimor për Energjinë? Flet kryesuesi Hajdar Beqa

    FrontOnline
    12 Maj 2022

    Me zhurmë e mospajtime, Kuvendi i Kosovës, javën e kaluar ka votuar dy Komisione Hetimore të cilat do ta hetojnë menaxhimin dhe shtrenjtimin e energjisë.

    Njëri komision i iniciuar nga partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, do të jetë për hetimin e menaxhimit të krizës me energjinë për muajt e fundit.

    Ndërsa tjetri komision me kërkesë të pushtetit, do të jetë për hetimin e menaxhimit të energjisë që nga viti 2006.

    E ky i fundit, do të udhëhiqet nga deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa.

     

    Beqa për hetimin e energjisë: Nuk paragjykojmë, do të flasim me argumente

     

    Front Online ka folur me kryesuesin Beqa, i cili tha se ky komision do të vendosë sot se kur do ta filloj punën.

    I pyetur nëse mund të dalë ndonjë gjë prej këtij hetimi, ai tha se nuk dëshiron që të paragjykojë, por që ai synon që të jetë një ekip profesional e të flasë vetëm me argumente.

    “Realisht besoj që sot vendosim, brenda 14 dite do të konstituohet Komisioni Hetimor. Nuk mund të flasim në këtë fazë. Deri më tani, nuk paragjykojmë, realisht diçka tjetër është deklaratë politike, do të flasim me argumente, ne do të jemi një ekip profesional që do t’i kryejmë punët tona me ligjet, rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, tha ai për Front Online.

     

    Ish-drejtori i KEK-ut për hetimin e energjisë: Jam i gatshëm të përgjigjem para çdo institucioni

    E, i përfshirë në hetim për energji elektrike që nga viti 2006, mund të jetë edhe Arben Gjukaj, drejtor i Korporatës Energjetike të Kosovës në vitin 2017.

    Ai për Front Online tha se është i gatshëm të përgjigjet në rast se thirret nga institucionet, siç thotë ai vetëm për ta ndriçuar të vërtetën.

    “Kam qenë, jam dhe do të mbetem i gatshëm para çdo institucioni, që jam i obliguar të përgjigjem, në çdo moment, çka do, me gjithë kapacitetin tim që e kam mu përgjigj, me ndriçuar të vërtetën. Jam i gatshëm, kushdo që më thërret prej institucioneve me u përgjigj”, tha ai për Front Online.

    Debati për energjinë elektrike në Kosovë ka nisur që nga fundi i vitit të kaluar, kur Kosova u përballë me reduktime të rrymës, për shkak të një krize globale të energjisë.

    Situata më pas u përkeqësua, për shkak se Kosova nuk mund të mbulonte nevojat e saj me kapacitetet prodhuese të KEK-ut.

    Ndryshe, sipas ligjeve në fuqi, komisionet hetimore themelohen për të hetuar probleme, çështje ku janë drejtpërsëdrejti të përfshira përgjegjësitë qeveritare apo shtetërore.

     Petrol Company  prin me çmime me të lira në derivate dhe shumë oferta të tjera
    Nga Rubrika
    Lajme16 Prill 2024
    Kandidati i VLEN-it për president në Maqedoni të Veriut, Arben Taravari, e ka uruar votimin ‘për’ të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të...
    Lajme16 Prill 2024
    Kryetari i Parlamentit, Glauk Konjufca, ka reaguar pasi Aslambleja Parlamentare e Këshilit të Evropës votoi në favor të Kosovës, për anëtarësim në...
    Lajme16 Prill 2024
    Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, e ka marr me shumë zemërim votimin e Asamblesë...
    Të tjera
    Lajme16 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, iu është gezuar lajmit për mbështetjen që Kosova mori në Strasburg, në votimin e anëtarëve...
    Lajme16 Prill 2024
    Ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon e ka quajtur hap të rëndësishëm mbështetjen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të...
    Lajme16 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas votimit të Asamblesë Parlamentare në favor të Kosovës. Ai ka thënë se përkrahja e...
    Lajme16 Prill 2024
    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se me mbi 2/3 të votave, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi sot Raportin...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, e ka uruar Kosovën për kalimin e hapit të parafundit për anëtarësim në Këshillin e...
    Lajme16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës të martën me 16 prill ka votuar pro për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Menjëherë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.