×
  • Lajme
  • Lajme

    Kur do të hapet kufiri Kosovë-Maqedoni e Veriut?

    FrontOnline
    16 Shtator 2020

    Maqedonia e Veriut dhe Kosova duhet sa më parë t’i heqin testet për koronavirus, të njohura si PCR, dhe të mundësojnë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, thanë të mërkurën në Shkup zëvendëskryeministrat e dy vendeve, Artan Grubi dhe Besnik Tahiri.

    “Kufijtë tanë duhet të liberalizohen dhe këtu mund të merret si shembull kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë, që është i hapur dhe ka lëvizje të jashtëzakonshme mes dy vendeve, në veçanti gjatë sezonit turistik, dhe transmetimi i sëmundjes COVID-19 mes dy vendeve ka qenë minimal. Ky shembull duhet të na shërbejë edhe neve për t’i liberalizuar kufijtë jo vetëm me fqinjin tonë – Kosovën, por edhe me fqinjët tanë përreth”, tha zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, pas takimit me homologun e tij kosovar, Besnik Tahiri.

    “Për neve është e palogjikshme që te kemi një sistem të testimit dypalësh, përderisa lëvizja me Shqipërinë është e hapur, lëvizja mes dy vendeve ka qenë shumë e madhe. Duhet parë të gjitha mundësitë e lehtësimit edhe me Maqedoninë e Veriut – normalisht duke ruajtur shëndetin publik, duke ruajtur njëri-tjetrin – dhe të lehtësojmë lëvizjen e qytetarëve”, tha Tahiri.
    Gjatë kësaj jave u paralajmërua mbajtja e një video-konference mes ministrave të Shëndetësisë të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, për miratimin e një protokolli për lehtësimin e lëvizjes mes vendeve të tyre.

    Të hënën, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore u bënë thirrje qeverive të të dyja vendeve që t’i heqin pengesat në lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, respektivisht testin PCR.

    Sipas tyre, mbyllja e kufijve u ka shkaktuar dëme të mëdha bizneseve të dy vendeve.

    “Duke marrë parasysh lidhjen dhe afërsinë tokësore të Kosovës me Maqedoninë e Veriut, PCR testi negativ i obligueshëm, i vendosur për hyrje në të dyja shtetet, paraqet një pengesë shtesë, si për personat fizikë, ashtu edhe për bizneset, sepse, së pari, goditet ekonomia, e cila pëson humbje të mëdha nga ky vendim”, u tha në komunikatën e dy odave ekonomike.

    Në takimin e dy zëvendëskryeministrave në Shkup u bisedua edhe për autostradën Shkup-Prishtinë, respektivisht ngecjen e punimeve në pjesën e Maqedonisë së Veriut.

    “Segmenti Shkup-Bllacë për neve është shumë i rëndësishëm. Ne e kemi kryer rrugën tonë, në pjesën tonë. Mendoj se ky segment do t’i lidhë edhe më fuqishëm dy vendet tona, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, duke e forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe lëvizjen e njerëzve”, tha zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Shkurt 2025
    Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se nuk janë duke e penguar Albin Kurtin e Lëvizjen Vetëvendosje që...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë – Pejë, ku u përfshinë dy automjete dhe një kamionetë dhe për pasojë...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se gjatë fushatës ofendimet kaluan kornizat e normales. Ai ka thënë se...
    Të tjera
    Lajme13 Shkurt 2025
    Prezenca e tij ndihet në shtëpi edhe sot, kur kanë kaluar më shumë se 8 vjet nga vdekja e tij. Nëna e...
    Bota/Rajoni13 Shkurt 2025
    Autobusi me pasagjerë doli jashtë rrugës si pasojë e reshjeve të dendura të borës në zonën Genç të Turqisë, ku raportohet se...
    Vip13 Shkurt 2025
    Këngëtari me famë botërore, Justin Bieber është shfaqur sërish në gjendje jo të mirë. Rrugëve të Los Anxhelosit, ai u pa i...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Bekë Berisha i AAK’së, ka thënë se Albin Kurti i ka dy rrugë, që ta bëjë shumicën dhe të krijojë qeverinë, ose...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet të ketë reshje të pakta...
    Bota/Rajoni13 Shkurt 2025
    Senati amerikan miratoi të enjten kandidaturën e Robert F. Kennedy Jr. një kritik i vaksinave për postin e Sekretarit të Shëndetësisë dhe...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.