×
  • Lajme
  • Lajme

    Kur do të fillojnë punën kryetarët e rinj? Flasin Bedri Hamza, Gazmend Muhaxheri, Bali Muharremaj

    FrontOnline
    18 Nëntor 2021

    Të martën, Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatet për asambletë komunale.

    Shtatë komuna me shumicë shqiptare e përmbyllen garën pa balotazh.

    Por, kur do të fillojnë punën kryetarët që fituan në rundin e parë?

    Ligji për zgjedhjet Lokale e parasheh që prej ditës së certifikimit në afat brenda 15 ditësh duhet të filloj punën asambleja e zgjedhur.

    Bedri Hamza e fillon detyrën javën e ardhshme

    Në Mitrovicën e Jugut, PDK-ja mori 53.86%.

    Bedri Hamza, kryetar i zgjedhur i Mitrovicës ka treguar për Front Online se në javën që vjen do të marr detyrën si i pari i Mitrovicës.

    Javën e ardhme kismet brenda afateve ligjore, jam në kontakt me ekipin ata gjithçka që është brenda ligjeve dhe rregulloreve do ta ndërmarrim që të bëhet pranim dorëzimi i detyrës”, ka thënë Hamza për Front Online .

    Asambleja Komunale në Ferizaj konstituohet javën e ardhshme

    Në Ferizaj Fitoi Agim Aliu pa ndonjë vështirshi me 62.53% të votave.

    Aliu që fitoi edhe një mandat në Ferizaj do të ketë më pak punë. Ai do të thërret seancë konstituive për asamble dhe do të kompletoj ekipin qeverisës.

    Zëdhënësi i kësaj komune, Albion Sherifi për Front Online ka thënë se shumë shpejt do të konstituohet edhe asambleja komunale.

    Besoj shumë shpejt sepse nuk ka arsye për vonesë”, ka thënë zëdhënësi i komunës së Ferizajt.

    Kryetari i Pejës: Ende nuk kemi caktuar seancën konstituive

    Peja do të udhëhiqet për katër vjetët e ardhshme nga Gazmend Muhaxheri i cili mori 60.41% qysh në rundin e parë.

    Muhaxheri i cili  fitoi mandatin e tretë në Pejë, ende nuk ka caktuar një datë se kur do të ketë seancë konstituive.

    Ai shkurt është përgjigjur “Jo, nuk kemi caktuar ende seancë”.

     Asambleja komunale në Suharekë konstiuohet në këtë datë

     Edhe në Suharekë nuk do të ketë ndërrim të pushteteve vetëm vazhdim mandati për Bali Muharremajn.

    Ai ka caktuar seancën konstituive më 26 nëntor.

    Më 26 nëntor, e kemi seancën konstituive për Asamblenë Komunale” ka thënë Muharremaj.

    Fadil Nura: Do të koordinohemi me MAPL-në për thirrjen e seancës konstituive

    Në Skenderaj do të këtë ndërrim të pushtetit pasi Fadil Nura i PDK-së mori 57.99% të votave nga qytetarët.

    Për të qeverisur për 4 vitet e ardhshme, ai ka thënë se u duhet ende koordinim me MAPL-në dhe shpejt do të caktojnë seancën.

    Për besë jo, sepse ne duhet të koordinohemi edhe me Ministrinë e Pushtetit Lokal por besoj që jemi brenda afatit kohorë, ka thënë ai.

    Nura i pyetur nga Front Online nëse e ka përzgjedhur ekipin e drejtorëve, u shpreh se janë në fazën e vlerësimit të atyre që do të emërohen.

    Jemi në përzgjedhje, në vlerësim dhe përzgjedhje, ka thënë ai.

    A do të jetë pjesë e ndonjë drejtorie Bekim Jashari? Tregon Fadil Nura

    Fadil Nura i PDK-së fitoi kundër Bekim Jasharit i cili garoi si i pavarur, e që vie nga familja heroike Jashari.

    Nura i pyetur nëse e ka ftuar Jasharin që të jetë pjesë e ekipit qeverisës , u përgjigj shumë shkurt.

    S’kam koment.

    Edhe nga një mandat qeverisës morën edhe kryetari i Lipjanit dhe Deçanit.

    Por, të kontaktuar nga Front Online, që të dy Imeri Ahmeti e Bashkim Ramosaj nuk u përgjigjen në interesimin e portalit.

    Ligji për Zgjedhje Lokale e përcakton që seanca konstituive thirret nga kryetari i zgjedhur.

    Në rast se kjo nuk ndodhë atëherë atë e thërret këshilltari komunal në moshën më të vjetër, e nëse dështon edhe në këtë mënyrë, me kërkesë të shumicës së këshilltareve të zgjedhur thirret seance konstituive.  /Front Online/

    Maca e zezë sjell super çmime ne Petrol Company!
    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2024
    Në tubimin në Butler në shtetin e Pennsylvania derisa ish presidenti amerikan po mbante fjalim dëgjohen të shtëna rresht dhe sipas pamjeve...
    Lajme13 Korrik 2024
    NATO i dha fundit takimit të saj vjetor në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, duke festuar 75 vjetorin e formimit dhe marrë...
    Lajme13 Korrik 2024
    Sllobodan Vukçeviq, ambasadori i Serbisë në Tiranë, ka thënë se Serbia është e gatshme të zhvillojë marrëdhënie në të gjitha fushat me...
    Të tjera
    Lajme13 Korrik 2024
    Kryeministri i Kosovës, e ka përkujtuar masakrën e Poklekut. Ai tha se Serbia me projektin e saj “Paktoi”, vrau edhe foshnje të...
    Lajme13 Korrik 2024
    Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka bërë të ditur se rruga nga rrethi i vogël i Arbërisë e deri te rrethi i...
    Lajme13 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka publikuar listën e plotë të zyrtarëve që i ka takuar gjatë vizitës së saj në Washington...
    Lajme13 Korrik 2024
    Sipas World Population Review, disa vende luftojnë më shumë me divorcin se të tjerët. Këto janë të dhënat për vitin 2022 dhe...
    Lajme13 Korrik 2024
    Shtetet e Bashkuara mirëpritën samitin me rastin e 75-vjetorit të themelimit të NATO-s në kohë të trazuara politike. Ndërkohë që sulmet e...
    Lajme13 Korrik 2024
    Është përfshirë nga zjarri një trafo e rrymës në fshatin Sopijë në Suharekë. “Rreth orës 16:45 në fshatin Sopijë përfshihet nga zjarri...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.