×
  • Lajme
  • Lajme

    Kur do të fillojë numërimi i votave të diasporës, flasin nga KQZ’ja

    FrontOnline
    17 Shkurt 2021

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka filluar me vlerësimin dhe verfikimin e pakove me votat e diasporës. Zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi ka thënë se të njëjtat pako do të verifikohen nëse kanë ardhur nga persona të regjistruar si votues të suksesshëm jashtë vendit.

    “Në QNR, shërbimi votues i KQZ’së ka filluar edhe procesimin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime dhe selektimin e tyre të cilat kanë ardhur nga jashtë Kosovës gjatë periudhës së votimit përmes postës nga data 02-12 shkurt. Ky proces ka për qëllim të verifikojë nëse këto pako janë dërguar nga personat e regjistruar sit ë suksesshëm për të votuar jashtë vendit, apo nëse ato pako do kanë përmbushur kriteret ligjore thënë ai.

    Më tutje Elezi konfirmoi se pa u kryer ky proces, nuk mund të dinë se sa janë gjithsej vota nga diaspora.

    “Verfikimi i tyre do të na marr kohë disa ditë dhe deri atëherë nuk e dimë se sa është numri i votave nga jashtë vendit”, ka thënë Elezi.

    Elezi dha detaje edhe për procesimin e formularëve për subjektet politike dhe për ato të kandidatëve.

    “Në QNR është duke u proceduar futja e të dhënave nga formularët e rezultateve subjekteve politike dhe kandidatëve të cilat janë plotësuar në vendvotime nga anëtarët e Këshillave të vendvotimit në ditën e zgjedhjeve pas numërimit të fletëvotimeve. Nga 2232 vendvotime, 1056 janë procesuar, për subjektet politike dhe diku 841 vendvotime për formularët e kandidatëve”, ka thënë Elezi.

    Comodita me dyshekët e saj në Panairin MOW, fiton klientë të rinj në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme26 Shtator 2024
    Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kanë bërë homazhe në Abri të Epërme të Drenasit dhe...
    Lajme26 Shtator 2024
    Dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe Drita Millaku, në seancën e sotme janë zhvendosur nga ulëset e tyre të zakonshme...
    Lajme26 Shtator 2024
    Partitë opozitare në kuvend kanë kundërshtuar emërimin e shtatë anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. Anëtarët e propozuar nga Lëvizja...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Shtator 2024
    Policia e Tiranës, ka bërë publike detaje të reja nga arrestimi i Edison Elezaj, djalin e biznesmenit Hajri Elezaj (Pronar i ujit...
    Lajme26 Shtator 2024
    Me 26 shkurt të vitit 1998, në Abri të Epërme, forcat serbe vranë dhe masakruan 23 shqiptarë, që i përkisnin të së...
    Lajme26 Shtator 2024
    Egzon Azemi, militant i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit edhe këshilltar politik i ministrit të Shëndetësisë, iu është kundërpërgjigjur deklaratës së ambasadorit amerikan në...
    Lajme26 Shtator 2024
    Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi thotë se “armiku kryesor i popullit të Kosovës për këto 4 vite ishte vet qeveria e Kosovës”....
    Lajme26 Shtator 2024
    ‘Shqipëria është e angazhuar për të investuar më tej në infrastrukturën mbështetëse të NATO-s’. Kështu është shprehur ditën e sotme, ministri i Mbrojtjes...
    Lajme26 Shtator 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami u ka reaguar sërish pushtetit duke thënë se realiteti i inflacionit,  korrupsionit dhe i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.