Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kundërshtim i fuqishëm ndaj masave të fundit të Qeverisë Hoti

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka thënë që nga kjo komunë e kanë kundërshtuar vendimim e Qeverisë për masat e reja kundër pandemisë COVID-19.

    Bahtiri në Edicionin Special në Klan Kosova, ka theksuar që pa një masë adekuate e cila sipas tij, do t’i stimulonte bizneset, nuk do e merrte këtë vendim.

    “Kundërshtoj fuqishëm vendimin e Qeverisë, pasi kjo i ka shkatërruar në tërësi bizneset. Mendoj që kjo është e papranueshme dhe ne do të diskutojmë edhe nesër dhe do të shohim a do të aplikohen këto masa”.

    Bahtiri ka thënë se Komuna e Jugut, është e padrejtë që të mbajë barrën edhe të të infektuarve që jetojnë në pjesën e Veriut.

    “Ne, para dy ditësh kemi pasë takim me ministrin; të gjithë kryetarët e komunave dhe jemi caktuar në bazë të zonave; zona e gjelbërt, zona e verdhë dhe ajo e kuqe. Si komunë, jemi në zonën e verdhë, pasi kemi kaluar një rast më shumë. Si të tillë, ne mund të mbajmë peshën si zonë e gjelbërt, por jo si zonë e kuqe”.

    “Duke pasë parasysh vërshitrësitë që i kemi, pasi në katër komunat të cilat janë të veriut, të gjithë qytearët që jetojnë në ato katër komuna, paraqiten dhe identifikohen si të komunës sonë. Ne me të vërtetë e marrim këtë barrë edhe për menaxhimin, në aspektin e afrimit të kushteve mjekësore dhe arsimore. Pra, nuk është e drejtë të marrim barrën e atyre, kurse komunat tjera të cilat janë me shumicë serbe të mos kenë asnjë vlerësim”.

    “Nëse është Qeveria për të gjithë shtetin, atëherë le të marë masa për të gjitha qytetet, që janë edhe në pjesën e veriut dhe ata të hynë në kufizimet në të cilat po hyjnë secila komunë. Është e padrejtë që të mbajmë barrën e tyre edhe ne si komunë e jugut”, u shpreh Bahtiri.

    Artani paralajmëron Xhulin: Ruaju!
    Nga Rubrika
    Lajme22 Mars 2023
    Seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës ka nisur në një mënyrë të pazakontë. Kjo për arsye se deputeti nga radhët e...
    Lajme22 Mars 2023
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se gjatë bisedimeve që ka pasur në Ohër me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë...
    Lajme22 Mars 2023
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i është kundërpërgjigjur emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, i cili dje...
    Të tjera
    Lajme22 Mars 2023
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton për 14 raste të reja me Covid-19. Në 24 orët e fundit janë shëruar...
    Bota/Rajoni22 Mars 2023
    Një grup i të burgosurve në burgun maqedonas “Idrizovë” kanë tentuar të arratisen përmes një tuneli të hapur. Sipas raporteve, një grup...
    Lajme22 Mars 2023
    Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova nuk do të heq dorë nga marrëveshja bazë dhe se nenet në të duhet të...
    Lajme22 Mars 2023
    Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës i është shtuar edhe Fertilizimi i Asistuar Mjekësor. Me këtë rast, presidentja Vjosa...
    Vip22 Mars 2023
    Mbrëmjen e kaluar, Olta dhe Kiara, kanë shkuar në nominim kokë me kokë, dhe njëra prej tyre largohet të shtunën. Largimin nëse...
    Bota/Rajoni22 Mars 2023
    Për herë të parë, një anë e Londrës është ndriquar me 30,000 drita për të shënuar muajin e shenjtë të Ramazanit. Rruga...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.