×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kundër patriarkatit që vret” të hënën marsh në Prishtinë

    FrontOnline
    06 Mars 2021

    Me moton “Marshojmë kundër patriarkatit që vret” këtë vit në Kosovë do të shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas. Kolektivi “Marshojmë s’festojmë”, i përbërë nga aktivistë të organizatave të shoqërisë civile e studentë, do të realizojë marshin të hënën më 8 mars, nëpër rrugët e kryeqytetit, aktivitet ky që do të përkrahet edhe nga aktivistë në 15 komuna të tjera. Krejt kjo ka për qëllim të kthejë vëmendjen e institucioneve që rastet e dhunës ndaj grave të trajtohen me prioritet.

    Të gjitha gratë që u vranë si pasojë e dhunës do të përkujtohen edhe më 8 mars dhe do të kërkohet drejtësi për të gjitha rastet.

    Nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, të hënën prej orës 12:00 do të marshohet në kërkim të një jetë pa dhunë dhe për një shoqëri të lirë e të barabartë. Ndërsa të tjerë që duan t’i bashkohen thirrjes, mund të vendosin në ballkonet e shtëpive të tyre çarçafë në të cilët përshkruajnë luftën kundër shtypjes që ndodh brenda dhe jashtë shtëpive të tyre.

    Adelina Tërshani nga kolektivi “Marshojmë s’festojmë”, në një konferencë për media, bëri të ditur se iniciativës së 8 Marsit i janë bashkuar edhe 15 komuna të tjera.

    Tërshani: Do të targetojmë të gjithë dhunën që po ndodh ndaj grave vetëm për faktin se janë gra

    “Kemi vendosë me e targetu gjithë atë dhunë dhe vrasje që po ndodh ndaj grave vetëm për faktin se ato janë gra. Kemi me dal me marshu si gjithmonë në Prishtinë, por në këtë iniciativë bashkohen edhe shumë komuna të tjera nëpër qytete të Kosovës”, tha ajo.

    Ajo tha se synojnë të zgjojnë vëmendjen e institucioneve që rastet e dhunës ndaj grave të trajtohen me prioritet.

    Tërshani: Do të protestojmë dhe kërkojmë të drejtat bazike të grave

    “Shumë herë ne shohim që edhe kur gratë dhe vajzat janë viktima të bashkëshortëve ose familjarëve të tjerë, kur ato vdesin prej dorës së bashkëshortit kanë qenë shumë herë raste kur ato e kanë lajmëruar dhunën disa herë në institucione por nuk kanë gjetë mbështetje. Edhe njëherë me marshin e kthejmë vëmendjen nga institucionet që këto raste duhet me u trajtua me prioritet dhe seriozitet përndryshe kemi me vazhdua me protestu, kemi me vazhdu me i kërku të drejtat bazike të grave, qoftë ekonomike, qoftë politike”, tha ajo.

    Gjatë kohës së marshimit, nëpër institucione do të shpalosen çarçafë me mbishkrime që përmbajnë thirrje konkrete dhe targetojnë dhunën dhe vrasjet që kanë ndodh ndaj grave gjatë vitit 2020.

    “Kundër patriarkatit që vret” janë ftuar të gjithë qytetarët që të jenë pjesë e këtij aktiviteti, ku nga organizatorët është thënë se do të respektohen masat anti-covid.

    Po vjen “Cyber ZERO” eventi që jep përgjigje për çdo lloj kërcënimi online
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca priti në takim anëtarët e Komisionit të Senatit për Punë të Jashtme, Siguri dhe Mbrojtje...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim anëtarët e Komisionit të Senatit për Punë të Jashtme,...
    Lajme23 Prill 2024
    Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar së fundmi raportin për të Drejtat e Njeriut për vitin 2023, ku thuhet se nuk pati...
    Të tjera
    Vip23 Prill 2024
    Prezantuesja e njohur, Luana Vjollca, së fundmi ka nisur t’i pëlqejë shumë librat. Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Një person i kërkuar për t’u marrë në pyetje në lidhje me vrasjen e gazetares së BBC, Jill Dando, ka një ngjashmëri...
    Sport23 Prill 2024
    Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (djemtë) do të ketë një tjetër kampionat të rëndësishëm e sfidues. Prej 5 deri më 12...
    Sport23 Prill 2024
    Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, këshilltari Zlatan Ibrahimovic dhe drejtorët e klubit kanë filluar të shpejtojnë në kërkimin e një trajneri të...
    Sport23 Prill 2024
    Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, konfirmoi lëndimin e njërit prej lojëtarëve të rëndësishëm të tij. Bëhet fjalë për futbollistin portugez Diogo Jota,...
    Lajme23 Prill 2024
    Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar së fundmi raportin për të Drejtat e Njeriut për vitin 2023, ku thuhet se nuk pati...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.