[wp-story]

Lajme

Kujt ja lënë fajin analistët për vonesën e arritjes së marrëveshjes LDK-VV?

Kujt ja lënë fajin analistët për vonesën e arritjes së marrëveshjes LDK-VV?
20:53 | 16 Dhjetor 2019

Para çdo takimi, paralajmërojnë marrëveshje.

Por kur dalin para mediave, vetëm se konfirmojnë se pajtimi mes këtyre partive është larg.

Por zgjatja e diskutimeve mes këtyre dy partive që donë të krijojnë qeverinë e re ka nisur të bëhet monotone.

Madje rekomandohet që populizmat të lihen anash.

E pozicionimin e Vjosa Osmanit pas përfundimit të 6 tetorit dikush tjetër po e sheh më me shqetësim.

Profesori universitar, Milazim Krasniqi po thotë se nënkryetarja e LDK-së po përdoret politikisht nga Albin Kurti.

Por, për krejt situatën e krijuar në bisedimet mes LDK dhe LVV fajtore po besohet të jetë kjo e fundit. Sipas Armend Mujës, LDK-ja nuk mund të bind njerëzit e saj për postet dhe përgjegjësinë politike.

Por krejt këta takime mes këtyre dy partive që ka nisur që nga 10 tetori i këtij viti nuk po shihen të jenë edhe shumë transparente.  Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike, janë dy partitë që kanë dalë të parat në zgjedhjet e 6 tetorit.

Diferencën e tyre e bëjnë 15 mijë vota më shumë që ka VV.

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera