×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kujdes fjalorin, sidomos me zonjat”, Konjufca i reagon Gashit për Albulena Haxhiun

    FrontOnline
    17 Maj 2021

    Shefi i GP-së së LDK-së, Arben Gashi, në fjalën e tij e ka përgëzuar ndryshimin e sjelljes së Albulena Haxhiut, ndaj siç ka thënë institucioneve të vendit.

    Ai ka thënë se nuk e ka ndërmend me qenë agresiv me Albulena Haxhiun, pasi ajo ka pësuar zhvillim në aspektin e pranueshmërisë së institucioneve.

    “Se kam njet me kanë shumë agresiv me Albulenën sepse po shoh se ka pas një zhvillim shumë të mirë në aspektin e pranueshmërisë së institucioneve dhe kuptimin e tyre. Pra është një zhvillim pozitiv për të cilin e përgëzoj dhe po e kupton tash më mirë sesa e rëndësishme është bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë se sistemi nuk qenka aq I korruptuar se paska institucione se ckado që thojnë duhet me i pranu pa dyshime e pa diskutim të cilat janë të besueshme. Ky është zhvillim pozitiv për të cilin zonjën Haxhiu e përgëzoj”, ka thënë Gashi ndër të tjera në Kuvend.

    Por, pas përfundimit të fjalës kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i ka reaguar Arben Gashit duke i thënë kujdes fjalorin sidomos me zonjat.

    “Kujdes fjalorin sidomos me zonjat se zonja Haxhiu nuk ka bërtit në këtë Kuvend, por zakonisht ka diskutu”, tha Konjufca në Kuvend.

    Më pas në Kuvend plasën të qeshurat.

    E fjalën e mori ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, e cila ia shpjegoi deputetit Arben Gashi se si ka rrjedhur ky “ndryshim”.

    “Duhesh me dallu z.Gashi rolin e opozitës me atë se kur je në pushtet ose në qeveri. Sepse kur je ne opozitë nuk ki fuqi me o bo ndryshimet që i synon, kur je në qeveri padyshim që ke mundësi me adresu ndryshimet që i synon”, tha ajo.

    Më pas Arben Gashi tha se argumenti duhet të jetë i fortë dhe toni i butë.

    “Të folurit me zë të lartë, argumenti duhet të jetë i fortë dhe toni i butë…Unë mendoj që vendi ka nevojë për qetësi dhe sidomos të qeverisë dhe qeverisjes dhe ka nevojë të diskutojë me seriozitet pasi reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme dhe duhet ta bëjmë bashkë”, tha Gashi ndër të tjera.

    Përfito nga zbritja e madhe në NimiTV me pakon DigiPrime!
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Agjencia e Kundër Korrupsionit ka filluar të publikoj formularët me të dhënat e pasurisë së shërbyesve publik. Mesin e shumë zyrtarëve tjerë...
    Lajme20 Prill 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, në deklarimin e pasurisë për vitin 2024, ka njoftuar se ka blerë banesë të re. E njëjta i...
    Lajme20 Prill 2024
    Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, konsideron se vendet e rajonit duhet të përpiqen të arrijnë një marrëveshje, duke qenë se...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar listën e qendrave të votimit për procesin për apo kundër largimit të kryetarëve në komunat në...
    Ekonomi20 Prill 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një video nga Uashingtoni ku po qëndron ka njoftuar se për herë të parë në historinë...
    Sport20 Prill 2024
    Të premten, gazeta spanjolle ”Mundo Deportivo”, ka raportuar se Zinedine Zidane është afër të bashkohet me Bayern Munichun Trajneri francez i cili...
    Lajme20 Prill 2024
    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka dalë me një reagim pas zotimit të Qeverisë se rruga Kijevë-Zahaq...
    Ekonomi20 Prill 2024
    Kryeminsitri, Albin Kurti ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit se pasuri të paluajtshme e ka vetëm një banesë me sipërfaqe...
    Ekonomi20 Prill 2024
    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë. Në mesin e personave zyrtarë që kanë deklaruar pasurinë janë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.