×
  • Lajme
  • Lajme

    Kufoma e një 65 vjeçare me koronavirus qëndroi më shumë se 6 orë në QKUK

    FrontOnline
    20 Nëntor 2020

    Trupi i pajetë i një gruaje 65 vjeçare, e cila ka vdekur ditën e djeshme në Klinikën e Nefrologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, nuk është larguar deri në orët e hershme të ditës së sotme.

    Viktima dyshohej se ishte e infektuar me virusin Covid-19, dhe kishte vdekur rreth orës 00:00, derisa Express mëson se trupi i saj është larguar nga klinika në orën 6 të mëngjesit.

    Në dhomën ku po qëndronte kufoma, ishin edhe katër pacientë tjerë.

    Express ka kërkuar sqarime nga Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës(SHSKUK), si dhe nga Ministria e Shëndetësisë.

    Nga zyra për informim në SHSKUK, është thënë se kufoma e 65 vjeçares ka qëndruar në një vend të caktuar në klinikë derisa janë kryer procedurat e nevojshme nga kompania për transportin e kufomave.

    “Ju informojmë se kufoma ka qëndruar në një vend të caktuar në klinikë derisa janë kryer procedurat e nevojshme nga Qendra Operative dhe kompania e kontraktuar nga ShSKUK për transport të kufomave”, kanë thënë ata.

    Ndërsa, nga Ministria e Shëndetësisë janë distancuar nga përgjegjësia për këtë rast.

    Zyra për informim në këtë ministri ka thënë se për rastin duhet të kontaktohen zyrtarë të SHSKUK-së.

     

    “Për informata kontaktoni me zyrtarët e SHSKUK-së. Klinika që i referoheni është atje”, kanë thënë ata.

    Ky nuk është rasti i vetëm, kur trupat e personave të pajetë po qëndrojnë me orë të tëra në instituticonet publike shëndetësore në vend.

    Gazeta Express, ka raportuar të mërkurën për një rast të njëjtë në Spitalin e Mitrovicës.

    Trupi i pajetë i një 84-vjeçari kishte qëndruar për gati 6 orë në dhomën e njëjtë me pacientët e tjerë në këtë spital.

    I ndjeri pasi kishte vdekur, kishte rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

    Familjarët e tij ishin shprehur të dëshpëruar për shkak të pamundësisë që ta marrin kufomën për t’i kryer procedurat e varrimit.

    Nga 10 janari fillojnë reduktimet, këto vende do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Punëtorët e Telekomit të Kosovës, nuk i kanë marrë ende pagat, për shkak të bllokimit të llogarive financiare. Ata në shenjë pakënaqësie...
    Lajme29 Mars 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar të gjithë ata që po e përkrahin Kosovën në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Europës. Ajo...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, pas takimit me homologun kosovar, Ejup Maqedonci në Prishtinë, ka deklaruar se stabiliteti i Ballkanit...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se qeveria nuk ka arsye të japë dorëheqje. Këtë deklaratë ai e bëri para mediave...
    Lajme29 Mars 2024
    Tri seanca plenare do të mbahen në javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur shefja e grupit...
    Lajme29 Mars 2024
    Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, po intervistohet nga Prokuroria e Speciale në Prishtinë. Sipas RTK-së, Berishaj gjendet në Prokurorinë Speciale...
    Lajme29 Mars 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës gjatë mbikëqyrjes permanente të situatës epidemiologjike në vend ka konstatuar një rritje të lehtë të...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, konsideron se sot është njëra ndër ditët më të këqija të parlamentarizmit në Kosovë....
    Sport29 Mars 2024
    Organizatori i Kampionatit Evropian, UEFA tha të enjten se do të dëgjojë trajnerët e ekipeve kombëtare nëse duan të zgjerojnë numrin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.