×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kufijtë e Europës hapen sërish

    FrontOnline
    14 Qershor 2020

    Kufizimet e vendosura për udhëtimet brenda Bashkimit Europan po hiqen njëra pas tjetrës. “Zhvillimi i favorshëm” e bën të mundur. Ballkani Perëndimor duhet të presë, me gjasë deri më 1 korrik.

    Nga e hëna, më 15 qershor kufijtë e brendshëm të BE do të hapen gati plotësisht. Po si qëndron puna me vendet jo anëtare të BE, ato të Ballkaniz? Komisioni Europian u ka rekomanduar vendeve anëtare që nga 1 korriku, në varësi të zhvillimit të pandemisë, të heqë kufizimet e udhëtimit me vende, situata epidemiologjike e të cilave i përgjigjet mesatares së BE dhe ku ka kapacitete të mjaftueshme për të trajtuar virusin.

    Në fillim në këtë listë të heqjes së kufizimeve do të duhet të qëndrojnë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e Bosnja.Kufijtë e brendshëm të BE hapen gati plotësisht

    Ndërkohë vendet e BE kanë filluar ndërkohë me hapjen e kufijve të brendshëm.Polen EU-Grenzen sind wieder offen (picture-alliance/PAP/L. Muszynski)Kufiri i Polonisë hapet

    PoloniaQë të premten, Polonia, pas gati tre muajsh Polonia i hapi kufijtë me të gjitha vendet fqinje. Fillimisht u hoqën kufizimet me Lituaninë, të shtunën në mëngjes u hap kufiri me Gjermaninë, Çekinë e Sllovakinë. Për shtetet jo anëtare të BE ky ndryshim fillimisht nuk vlen, sepse në vendet si Amerika Veriore e Amerika Latine gjendja është ende shqetësuese. Edhe kontrollet me Ukrainën, Bjellorusëin dhe Kaliningradin mbeten në fuqi.

    GjermaniaGjermania i heq kufizimet e udhëtimit më 15 qershor me vendet e BE dhe ato të Shengenit si Zvicra, Lichtenshtajni, Islanda, Norvegjia. Me vende të tjera të treta vazhdon kufizimi deri më 31 gusht, por do të ketë ndryshime gjatë kësaj kohe bazuar në zhvillimin e pandemisë.Deutschland Düsseldorf Coronavirus (DW/D. Dragojevic)Aeroporti i DyseldorfitFrancaFranca i heq kufizimet më 15 qershor për vendet e BE. Kjo bëhet në përputhje me rekomandimet e Komisionit Europian, bëri të ditur Ministria e Jashtme në Paris. Kufijtë hapen për vende të BE si edhe Andorra, Islanda, Lichtenshtajn, Monako, San Marino, Zvicra e Vatikani. Përjashtime ka ende për Spanjën dhe Britaninë e Madhe, përfshirë detyrimin për karantinën dyjavore për ata që hyjnë në këto vende. Për vendet jashtë hapësirës së Shengenit, Franca i hap kufijtë më 1 korrik hap pas hapi. Hapja do të varet nga “gjendja shëndetësore në vendet e treta”.ÇekiaKy vend i hap kufijtë nga e hëna për qytetarët e gati të gjitha vendeve të BE, si edhe Zvicrën, Lichtenshtajnin. Kjo mundësohet nga zhvillimi i mirë epidemiologjik, argumentoi Ministria e Shëndetësisë në Pragë. Ndalimi i udhëtimit qëndron në fuqi për qytetarë nga Belgjika, Portugalia, Britania e Madhe, Suedia, dhe rajonin Voivod në Silezi. Këto konsiderohen ende si rajone me rrezik për shkak të numrit të infektimeve.Norvegjia i hap kufijtë me të gjitha vendet fqinje të hënën. Me Suedinë ka ende rregulla rajonale./DW/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Dhjetor 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shpallur 11 majin e 2025-s datë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare. Në një njoftim...
    Bota/Rajoni05 Dhjetor 2024
    Një ditë më parë policia e Korçës njoftoi se një 47-vjeçar është gjetur i pajetë në makinë e tij. Pas hetimeve uniformat...
    Bota/Rajoni05 Dhjetor 2024
    Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka vendosur datën 11 maj 2025 për zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2025....
    Të tjera
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Sot, për herë të parë në Kosovë, në Klinikën e Onkologjisë në kuadër të Shërbimit të Radioterapisë, ka filluar aplikimi i metodës...
    Vip05 Dhjetor 2024
    Driloni e ka pyetur Xuxin pse po dëshiron të prishë marrëdhënien e tij me Sarën. Kjo pyetje u prit me të qeshura...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Një premtim i shpalosur vite më parë nga VV ka kaluar sot në Kuvend edhe në lexim të dytë. Liburn Aliu, ministër...
    Vip05 Dhjetor 2024
    Gjatë ditës së sotme, banorët e shtëpisë më të madhe në vend nuk kanë gjetur qetësi. Sa përplasej Xuxi me Gresën, sa...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka kritikuar qeverinë pasi në kuvend sot kaloi projektligji për sigurime shëndetësore. Sipas tij, qeveria pati kohë...
    Lifestyle05 Dhjetor 2024
    Kur bisedat e zakonshme bëhen të sikletshme, një mënyrë e shkëlqyer për të thelluar lidhjet me njerëzit është përdorimi i disa pyetjeve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.