[wp-story]

Lajme

Kuçi e arsyeton fitimin e tenderit 5 milionë eurosh të kompanisë së tij: S`ishte konflikt interesi

Kuçi e arsyeton fitimin e tenderit 5 milionë eurosh të kompanisë së tij: S`ishte konflikt interesi
21:05 | 29 Tetor 2020

Ministri i Ekonomisë, Blerim Kuçi e ka arsyetuar fitimin e tenderit 5 milionë eurosh të kompanisë së tij, “Hidroterm”.

Për këtë tender i pari ka raportuar portali Front Online.

Ministri Kuçi merr kontratën 5 milionë euro nga shteti i Kosovës (Dokumente)

Kompania e ministrit Kuçi shpërblehet me tender pesë milionësh (dokument)

Kuçi ka thënë se fitimi i tij s`ishte konflikt interesi.

“Kam qenë edhe më herët në pozita të larta. Asnjëherë më parë nuk kam aplikuar për tendere me kompaninë time. Kompania ime është një kompani e rëndësishme. Duke pasur parasysh Ligjin për konflikt interesi, të qenit aksionar, si përfundim, mbi bazë e ligjeve, zyrtari i lartë mund të jetë pronar, por nuk mund ta shtrojë të drejtën e administrimit”, u shpreh ai në Debat Plus

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera