×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuçi: Do ta takoj Kryetarin e Gjykatës së Apelit për t’i kërkuar zhbllokimin e llogarive të Telekomit

    FrontOnline
    23 Korrik 2020

    Ministri i Ekonomisë, Blerim Kuçi ka kërkuar që në Kuvend të Kosovës të krijohet një komision hetimor parlamentar për Telekomin, raporton Front Online.

    Kuçi tha se deri më tani nuk ka ndonjë informacion për takimin që pati sot kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

    “Ende nuk kam ndonjë informatë, por di që protesta është ndalë edhe protestuesit ose sindikata ka pas takim me kryeministrin. Tash janë 2315 punëtorë që marrin paga. Kush e ka pru këtu nuk do ta diskutojnë, gjithçka çka ka ndodh ka një histori të gjatë”, thotë ai.

    Ministri i Ekonomisë thotë se Qeveria është gjetur para aktit të kryer në rastin e Telekomit.

     

    “Sikur ju kam bërë të ditur edhe bordit të Telekomit që është dorëhequr. Ne jemi gjendur para aktit të kryer, na është dashur të mundohemi që llogaritë të mos bllokohen”, tha ai, derisa kërkoi që kjo cështje të hetohet edhe përmes komisionit hetimor.

    “Jam në dijeni për hetimin parlamentar, mirëpo në përfundim të legjislaturës edhe ai komision ka marrë fund. Ju lus që ta aktivizoni një komision hetues për ta vazhduar punën”, shtoi ai.

    Kuçi ka thënë se do të takohet përsëri me kryetarin e Gjykatës së Apelit, menaxhmentin e Dardafonit për të kërkuar nga ta që të zhbllokohen llogaritë.

    KEDS: Erërat dhe reshjet e borës shkaktojnë dëme në rrjetin elektrik, disa zona mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme22 Prill 2024
    Një person e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e sotme në Lipjan. Rasti ka ndodhur...
    Lajme22 Prill 2024
    “Mbretëria e Bashkuar është një mbështetëse e kahershme e sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës”, ishte i prerë përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar...
    Lajme22 Prill 2024
    Raporti i Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut thotë se nuk pati ndryshime domethënëse gjatë vitit 2023 për situatën e...
    Të tjera
    Lajme22 Prill 2024
    Antigona Emini, aktiviste e PDK-së, është ndarë nga jeta në moshë të re. Dega e PDK-së në Gjilan ka shprehur ngushëllime për...
    Lajme22 Prill 2024
    Me Fahrije Hoti, Shyhrete Tahirin në njërën anë, e me Vasfije Krasniqin e Elhame Muçollin në anën tjetër, presidentja Vjosa Osmani paralajmëroi...
    Sport22 Prill 2024
    Gazetari italian Mirko Di Natale ka konfirmuar se Juventusi ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit kosovar Edon Zhegrova. ‘Bianconerët’ janë duke...
    Lajme22 Prill 2024
    Nol Nushi nga PSD-ja ka thënë që Partia Demokratike e Kosovës ka rënë në lojën e kryeministrit, Albin Kurti dhe se PDK-ja...
    Lajme22 Prill 2024
    Situata në Kosovë u diskutua në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Vendi u përfaqësua nga presidentja...
    Bota/Rajoni22 Prill 2024
    Mangësitë me pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit; mungesa e mediave të pavarura; dhe korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes, në organet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.