×
  • Lajme
  • Lajme

    Kthehet në rigjykim rasti ndaj kryetarit të Klinës i akuzuar për konflikt interesi

    FrontOnline
    28 Prill 2021

    Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin e kryetarit të Klinës, Zenun Elezaj, i cili ishte dënuar në shkallë të parë me 4 mijë euro gjobë për konflikt interesi.

    Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Gjykata e Apelit.

    “Gjykata e Apelit, me aprovimin e ankesës së mbrojtësit të akuzuarit  Z.E. por edhe sipas detyrës zyrtare, e ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë, të datës 25.01.2021. Rasti i është kthyer të njëjtës gjykatë në rigjykim dhe rivendosje”, thuhet në komunikatë.

    I pandehuri Z.E., që është kryetar i Komunës së Klinës,  është gjykuar muaj më parë,  nga ana e gjykatës së shkallës së parë, me dënim më gjobë, në shumën prej katër mijë (4,000) euro, pasi që është gjetur fajtor për veprën penale “Konflikti i interesit” nga neni 424 par.1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Gjykata e Apelit,  ka konstatuar se aktgjykimi në fjalë duhet anuluar, ngase i njëjti është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, duke qenë se nuk është përpiluar konform dispozitës së nenit 370 par.7  lidhur me nenin 365 të Kodit të Procedurës Penale.

    Kjo pasi që dispozitivi është në kontradiktë me arsyet e theksuara,  në pjesën arsyetuese të aktgjykimit, njëkohësisht mungojnë arsyet për faktet vendimtare, ndërsa, ato që janë dhënë, nuk janë në  pajtueshmëri të plotë me provat dhe shkresat e tjera në lëndë. Po ashtu gjykata gjeti se gjendja faktike është vërtetuar në  mënyrë të gabuar dhe jo të plotë, prandaj edhe vendosi që lënda të kthehet në rigjykim.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Janar 2025
    Mirëbesues se rezultatin do ta ketë të mirë si “në garë për të dalë të parët” u shpreh kandidati i Partisë Demokratike...
    Lajme23 Janar 2025
    Deputeti kosovar në Kantonin e Bernit, Korab Rashiti, ka thënë se “koha e Kurtit tani është e numëruar”. Kjo pas reagimti të...
    Lajme23 Janar 2025
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ndodhet këto ditë në Uashington, në një intervistë për...
    Të tjera
    Vip23 Janar 2025
    Pesë finalistët e Big Brother VIP Kosova 3 kanë nisur të bëhen gati për darkën e fundit në shtëpinë e ‘Vëllait të...
    Vip23 Janar 2025
    Vullneti dhe Driloni po shijojnë momentet finale brenda shtëpisë më të famshme. E derisa qëndronin në pishinë, Vullneti i tregoi Drilonit një...
    Sport23 Janar 2025
    Ka përfunduar pjesa e parë e përballjes mes Trepçës dhe Prishtinës në basketboll në javën e tetë të AlbiMall Superligës. Mysafirët nga...
    Sport23 Janar 2025
    Prishtina e ka mposhtur minimalisht Trepçën në xhiron e 18-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Kryeqytetasit triumfuan me rezultat 88:86 ndaj...
    Lajme23 Janar 2025
    Nxënësit nuk përfunduan mësimin, por politikanët nisën fushatën në shkollë. Brenda institucionit arsimor në Gjilan, Lëvizja Vetëvendosje, grave që i pret në...
    Bota/Rajoni23 Janar 2025
    Serbia ka dëbuar 13 shtetas të huaj, të cilët po merrnin pjesë në punëtori për organizatat joqeveritare nga nëntë shtete të ndryshme....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.