Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kthehet në rigjykim çështja penale kundër 8 të akuzuarve për disa vepra penale

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Gjykata e Apelit ka vendosur në çështjen penale kundër të pandehurve A.Ll., S.R., R.S., H.H, B.K., R.T., B.L dhe M.J. Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 30.04.2020, është anuluar dhe çështja i është kthyer gjykatës së shkallës së parë në rigjykim, për tu proceduar nga shqyrtimi fillestar.

    Departamenti Special i Gjykatës së Apelit, vendosi që të pandehurit A.Ll. dhe M. J. të mbeten nën masën e paraburgimit, deri sa gjykata e shkallës së parë të marrë vendim tjetër, ndërsa të pandehurit S.R., t’i ndërpritet menjëherë masa e paraburgimit, dhe t’i caktohet masa e paraqitjes në stacion policor.

    Gjykata e Apelit gjeti se aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, se gjendja faktike nuk është vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë, e po ashtu se është shkelur edhe ligji penal.

    A.Ll. muaj më parë, ishte shpallur fajtor nga ana e gjykatës së shkallës së parë për veprat penale ”Hakmarrja në ndihmë”, “Sulm Seksual“ dhe ”Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, vepra këto të sanksionuara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), për çka është gjykuar më 12 vjet burgim. S. R., R. S., H. H. dhe B. K., ishin shpallur fajtor për veprën penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, dhe janë dënuar, S.R. me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 5 viteve, R.S. më 4 vite burgim dhe H.H. më 3.

    B.K. ishte shpallur fajtor edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe është dënuar me dënim unik me burgim prej 3 viteve. R.T. për veprën penale “Mos lajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre” është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 viteve. Ndërsa B.L. për veprën penale “Mos lajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre“, është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 viteve.

    Ndaj të akuzuarit tjetër të këtij rasti M.J. ishte shqiptuar Masa e Trajtimit të Detyrueshëm Psikiatrik me Ndalim në Institucionet e Kujdesit Shëndetësor në kohëzgjatje prej 10 viteve, për shkak të veprave penale “Hakmarrja”, “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Prince Espresso miku më i mirë i yjeve të Sunny Hill Festival
    Nga Rubrika
    Lajme29 Maj 2023
    Mëngjesin e së hënës një numër i protestuesve serbë kanë dal para objekteve të Kuvendeve Komunale në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok,...
    Lajme29 Maj 2023
    Mëngjesin e së hënës një numër i protestuesve serbë kanë dal para objekteve të Kuvendeve Komunale në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok,...
    Lajme29 Maj 2023
    Gazetarët në terren raportojnë se përfaqësues të Listës Serbe janë duke negociuar me KFOR-in edhe në Leposaviq. Më herët ishte informacioni se...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2023
    Grupe qytetarësh serbë u mblodhën para ndërtesës së komunës në Leposaviq për të kundërshtuar marrjen e pushtetit lokal nga kryetari i ri...
    Lajme29 Maj 2023
    Policia e Kosovës hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë qytetarët, pasi KFOR-i i lëshoi ata të tuboheshin para ndërtesës së komunës në...
    Lajme29 Maj 2023
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se mbrëmë vonë kishte një telefonatë nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë...
    Lajme29 Maj 2023
    Në Zveçan bllokohet rruga drejt ndërtesës së komunës. Gazetarja e Radios Evropa e Lirë, raporton se në Zveçan është vendosur një gardh...
    Lajme29 Maj 2023
    Serbët e veriut të Kosovës kanë filluar të mblidhen e të dalin në rrugë qysh para orës 07:00. T7 raporton se tashmë...
    Lajme29 Maj 2023
    Kryetarët e katër komunave me shumicë serbe Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, sot do të nisin punën zyrtarisht në...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.