×
  • Lajme
  • Lajme

    Kthehet Elezi: Ish-prokurori i famshëm Blakaj tregon se kush duhet të votohet

    FrontOnline
    14 Janar 2021

    Ish-prokurori i Kosovës, Elez Blakaj, ka shkruar në rrjetin social Facebook, për zgjedhejt që do të mbahen më 14 shkurt.

    Ai ka thënë se duhet të votohet për njerëzit me integritet që mund të bëjnë reformë në drejtësi.

    Blakaj në shkrimin e tij ka theksuar se qytetarët po bëhen të rëndësishëm vetëm në kohë fushate, për t’u harruar më pas menjëherë pas zgjedhjeve.

    Sipas tij, dhunuesit më të mëdhenj të drejtësisë, janë pikërisht politikanët.

    Ja shkrimi i plotë i tij:

    Të dashur qytetarë dhe miq!

    Nga përvojat e zgjedhjeve deri me tani, është deshmuar se klasa politike në Kosovë për asgjë tjetër, e ka përvetsuar strategjinë dhe kreativitetin e premtimeve në fushata parazgjedhore deri në atë nivel, ku me programet e ofruara do të befasoheshin edhe shtetet skandinave, por përtej premtimeve, vazhdojmë të ngelimi në nivelin e shteteve të Afrikës qendrore!

    Kjo po vazhdon të ndodhë për shkak se kërkesat e qytetarit të Kosovës nuk po merren seriozisht. Qasja kur qytetarët vetëm tani bëhen shumë të rëndësishëm si votues- për një muaj, e pastaj harrohen përsëri duke u injoruar dhe trajtuar vetem si numër, të cilët vetëm duhet të paguajnë taksa, të jenë të përgjegjshëm, të dëgjueshëm dhe të pajtohen me të gjitha vendimet politike pavarsishtë kostos i cili bie mbi kurrizin e qytetarëve, është qasje ofenduse!

    Edhe më ofendues është fakti kur personat të veshuar me pushtet, kanë provuar të flasin e improvizojnë zgjidhje për drejtësinë, ndërsa realiteti ka deshmuar se janë dhunuesit dhe keqpërdoruesit më të mëdhej të ligjit, e të cilët jo vetëm që nuk kanë aspak respekt për sundimin e ligjit por me veprimet e tyre kanë zbehur skajshmërisht besimin dhe imazhin e vendit! Mungesa e vullnetit politik për të mbështetur reformat gjyqësore nga të njëjtët aktorë, e ka fundosur gjyqësorin edhe më shumë, i cili vazhdon të vlerësohët nga qytetarët e Kosovës dhe mekanizmat nderkombëtarë të besueshëm si hallka më e dobët e sistemit në Republikën e Kosovës!

    Prandaj, në këto zgjedhje, qytetarët duhet zgjedhin njerëz me integritet, sepse kjo është një garancë se mund të kemi vullnet politik për reforma dhe përkrahje serioze në drejtësi, e të cilët në agjendën e tyre duhet të kenë top prioritet mbështetjen e plotë dhe pa asnjë ndikim politik të pushtetit gjyqësor, me qëllim që pushteti gjyqësor të këndellet dhe ta fitojë besimin e qytetarëve.

    Një sistem gjyqësor funksional e me integritet është figura kryesore e imazhit të një vendi, është gardian i demokracisë, e pashtu është parakusht dhe frymarrje kryesore për zhvillimin e të gjitha fushave në rendin juridik dhe kushtetues të një vendi të zhvilluar.

    Andaj, nëse duam ta zhvillojmë dhe integrojmë Kosovën, se pari duhet ta reformojmë dhe fuqizojmë sistemin gjyqësor, pastaj të tjerat janë sfida të zakonshme.

    Qytetarë të nderuar, sot, ka rëndësi KUSH premton dhe jo çfarë premton!

     

    Festo Bajramin me ofertën All Inclusive të Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Komuna e Prishtinës ka njoftuar banorët e kryeqytetit se shumë shpejt do të zhvillohen zgjedhjet në lagjet e qytetit për formimin e...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur lajm të mirë kalimin me sukses vendimmarrjen e radhës në rrugën drejt anëtarësimit në...
    Lajme28 Mars 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kujtoi ka përkujtuar 25-vjetorin e masakrës së Izbicës së Skenderajt. “Kujtesa historike është në funksion të respektimit...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar demonstratat popullore të vitit 1989, në 35 vjetorin e tyre. Kurti në një postim në Facebook, ka...
    Lajme28 Mars 2024
    Pas liberalizimit të vizave, u raportua se numër i madh i mësimdhënësve kanë kërkuar pushim vjetor pa pagesë për ta lëshuar Kosovën....
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vdekjes së ish-senatorit, Joseph Lieberman. Haradinaj u shpreh se Kosova...
    Lajme28 Mars 2024
    Për implementimi e vendimit të Bankës Qendrore për dinarin, ish- kryenegociatori për dialogun, Avni Arifi thotë se do të duhej të diskutohej...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot to të bëjë homazhe te varrezat e anëtarëve të vrarë të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ish-shefi i ekipit të negociatave, Avni Arifi për Front Online tha se Qeveria ka hyrë në dialog për dinarin për t’i treguar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.