×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeziu: Votat per Adrijana Hodzic, delegjitimojne vendet e garantuara per boshnjaket

    FrontOnline
    22 Shkurt 2021

    Drejtori Ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu thotë se votat për Adrijana Hodzic deligjitimojnë vendet e garantuara për boshnjakët.

    “Nese i lexojme votat e subjekteve politike Boshnjake nder vitet zgjedhore, shohim trend te rritjes apo dhe mbetjes se votave ne te njejtat permasa, prej zgjedhjeve te vitit 2014 e deri ne zgjedhjet e vitit 2019.

    Perjashtim behet ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2021 per dallim nga viti zgjedhor 2019, kur votat jo nga ky komunitet por per perfaqesuesit e ketij komuniteti rriten per 26%.”, shkruan ai.Kryeziu tregon se sa vota ka marrur iniciative e Hodzic në komunat me shumicë serbe dhe sa në ato me shumicë boshnjake.

    Ai fitimin e votave nga kjo iniciativë nga komunat me shumicë serbe e ka quajtur si shkelje të frymës ksuhtetuese dhe precedan për subjektet e mëdha.

    Postimi i tij i plotë:

    Votat per Adrijana Hodzic, delegjitimojne vendet e garantuara per Boshnjak
    Nese i lexojme votat e subjekteve politike Boshnjake nder vitet zgjedhore, shohim trend te rritjes apo dhe mbetjes se votave ne te njejtat permasa, prej zgjedhjeve te vitit 2014 e deri ne zgjedhjet e vitit 2019. Perjashtim behet ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2021 per dallim nga viti zgjedhor 2019, kur votat jo nga ky komunitet por per perfaqesuesit e ketij komuniteti rriten per 26%.
    Iniciativa e re politike Ujedinjena Zajednica Adrijana Hodzic, e cila ka garuar per here te pare ne zgjedhjet e vitit 2021, ka arritur te fitoj 6739 vota gjithsejte. Deri ketu mund te konsiderohet gjithçka ne rregull, por, ajo cka i ben te diskutueshme dhe per besimin tim kunder frymes kushtetuese, eshte se afer 87% te ketyre votave i ka marre ne Komunat me shumice Serbe, ku s’ka ose ka pak shtrirje demografike te komunitetit Boshnjak.
    Psh. vetem ne Komunen e Leposavicit, ajo ka marre rreth 1129 vota, ose ne Komunen e Kllokotit ne regjistrimin e popullsise s’ka asnje boshnjak te regjistruar, ky subjekt politik ka marre 248 vota. E deri sa psh. ne Komunat si Prizreni e Peja ku eshte numri me i madh i boshnjakeve qe jetojne, ajo s’ka arritur te marr as 1% te votave nga ky Komunitet.
    Krejt ky proces delegjitimon perfaqesimin e komunitetit Boshnjak dhe arsyen e uleseve te garantuara per tu perfaqesuar komuniteti Boshnjak. Perveç qe kjo eshte shkelje e frymes kushtetuese, per vendet e garantuara per komunitete, ky fenomen krijon precedant per subjektet e medha politike, te cilat ne zgjedhjet e ardhshme munden ta tjetersojne vullnetin e komuniteteve perfshi dhe ate Serb, permes votave te tyre te orientuara te cilat do ti shperndajne tek satelitet e tyre.

    1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka treguar se bashkë me Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, të mërkurën kanë...
    Lajme18 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani është nderuar nga Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi me Çmimin e Evropës “për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...
    Lajme18 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq është dërguar në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, gjatë vizitës në Hagë zhvilloi një takim edhe me drejtorin e përgjithshëm të...
    Lajme18 Prill 2024
    Një autobus me udhëtarë i kompanisë Bici Com, në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes, ka arritur në Kosovë nga...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Ministrat e Jashtëm të G7-së po takohen për të diskutuar luftërat në Lindjen e Mesme dhe Ukrainën në ishullin italian të Capri....
    Lajme18 Prill 2024
    Komuna e Lipjanit, ka mbajtur akademi përkujtimore me rastin e 25-vjetorit të rënies së dëshmorëve dhe martirëve të kësaj komune, me ç’rast...
    Sport18 Prill 2024
    Andriy Lunin dikur ishte portieri i tretë i Real Madridit. Por, ukrainasi punoi fort dhe nuk u dorëzua asnjëherë për të arritur...
    Sport18 Prill 2024
    Falë paraqitjeve tejet të mira nën drejtimin e skuadrës së Romës, drejtuesit e klubit kanë vendosur ta mbajnë edhe më gjatë trajnerin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.