Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeziu: Nuk ka dialog të mirëfilltë, pa legjitimitet të ri përmes zgjedhjeve

    FrontOnline
    3 vite më parë

    Zëdhënësi i LVV-së, Përparim Kryeziu, ka thënë se nuk mund të ketë dialog të mirëfilltë, pa legjitimitet të ri përmes zgjedhjeve.

    Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka deklaruar se Qeveria e Kosovës po rifillon një proces tepër të rëndësishëm pa as edhe një agjendë të qartë e koordinim të brendshëm politik e ndërinstitucional.

    “Kjo qeveri, tashmë jo vetëm e kotë dhe e dëmshme, po del të jetë edhe deluzionale. Z. Hoti, i shkëputur plotësisht nga realiteti dhe i zhytur në mohim të plotë, thotë se (1) Kosova ka një kryeministër, i cili për procesin e Dialogut Kosovë-Serbi, (2) është duke koordinuar agjendën shtetërore me bartësit e institucioneve, (3) me partnerët e koalicionit dhe (4) opozitën”.

    “(1) Për cilin kryeminisitër e ka fjalën z. Hoti? (2) Për cilën agjendë shtetërore e ka fjalën z. Hoti? Kosova po rifillon një proces tepër të rëndësishëm pa as edhe një agjendë të qartë e koordinim të brendshëm politik e ndërinstitucional. Kjo qeveri nuk ka një platformë për dialog të diskutuar e të mbështetur në kuvend, nuk ka parime të qarta dialoguese dhe as përgatitje, derisa i mungon edhe komunikimi më bazik me liderë institucionalë për tash e një muaj”.

    “(3) Për cilët partnerë të koalicionit e ka fjalën z. Hoti? Ata të cilët gjatë ditës nuk përfillin ftesën për “forumin e liderëve”, në mungesë të të cilëve z. Hoti detyrohet ta riemërojë atë si “forum i partive politike”? Për të njejtit partnerë të koalicionit të cilët në mbrëmje dalin dhe e kritikojnë publikisht qasjen e tij ndaj dialogut si dhe për mungesë te konsultimit dhe koordinimit me ta?”

    “(4) Për cilën opozitë e ka fjalën z. Hoti? Lëvizja VETËVENDOSJE! e konsideron këtë qeveri jolegjitime dhe jolegale, ashtu sikurse e konsideron edhe çdo përpjekje të saj për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në këtë proces. Nuk mund të ketë dialog të mirëfilltë, pa legjitimitet të ri përmes zgjedhjeve. Prandaj, kjo qeveri duhet të shkojë sa më parë”, ka shkruar Kryeziu në rrjetin social Facebook.

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme23 Mars 2023
    Deklarimet e kryeministrit Albin Kurti, se dialogu nuk është top prioritet i qeverisë së tij, sipas deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton...
    Lajme23 Mars 2023
    Një burrë është arrestuar gjatë pasdites së djeshme në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë. Policia bën të ditur se në veturën e...
    Lajme23 Mars 2023
    Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken that të mërkurën se nëse marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë zbatohet, kjo do t’i hapte rrugën...
    Të tjera
    Lajme23 Mars 2023
    Shqipëria është goditur nga disa tërmete në orët e para të së enjtes. Tërmeti i parë u regjistrua rreth orës 2:09 me...
    Lajme23 Mars 2023
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në urimin e tij për besimtarët myslimanë, ka shfaqur shpresën që muaji i Ramazanit të...
    Lajme23 Mars 2023
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, do të raportojë në Kuvendin e Kosovës rreth takimit të Ohrit, në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi. Seanca...
    Lajme22 Mars 2023
    Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale pas një debati që nisi si rezultat i një interviste të kryeministrit,...
    Lajme22 Mars 2023
    Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se Qeveria Kurti është qeveria...
    Bota/Rajoni22 Mars 2023
    Të paktën tetë persona u vranë në një sulm me dron rus në rajonin e Kievit, tha shërbimi shtetëror i emergjencave të...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.